Në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka nisur këtë të mërkurë, 10 qershor, seanca në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 18 të pandehurve të tjerë.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Veliaj mungon në sallën e gjyqit, ndërsa përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Trupa gjyqësore përbëhet nga Elsa Ulliri në cilësinë e kryesueses, ndërsa anëtarë janë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka.
Duhet theksuar se nga e marta e datës 16 qershor e në vazhdim, procesi ndaj Veliajt do të jetë çdo të martë në orën 10:00.
