Author: tirana

Saranda është renditur në krye të katër destinacioneve më të lira bregdetare në Evropë për verën e vitit 2026. Me ardhjen e sezonit veror, shumë prej destinacioneve më të njohura turistike të Evropës, si bregdeti i Amalfit në Itali apo ishulli grek i Santorinit, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota. Megjithatë, sipas revistës së udhëtimeve “Travel Off Path”, pushimet verore në Evropë nuk duhet domosdoshmërisht të shoqërohen me shpenzime të mëdha. Revista ka renditur katër destinacione bregdetare që ofrojnë ujëra të kristalta, atmosferë të gjallë, trashëgimi historike dhe çmime të përballueshme. Në krye të listës përmendet…

Read More

27 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze. E vlerësuar nga ata…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani janë pranë arritjes së një marrëveshjeje fillestare që synon t’i japë fund konfliktit mes dy vendeve, duke bërë të ditur se kishte anuluar sulmet ajrore të planifikuara ndaj Iranit. “Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer për luftën me Iranin”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të enjten, duke shtuar se marrëveshja do të garantonte që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore. “Ne kemi një marrëveshje që Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore, që ishte edhe qëllimi kryesor i gjithë kësaj përpjekjeje. Është një…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, duke uruar të gjithë socialistët për 35-vjetorin e themelimit të PS-së. Me anë të një mesazhi, ai shkruan: “Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”.

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensite të ulët, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Gjatë ditës reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit si dhe në juglindje. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi komentoi edhe rreth protestës së qytetarëve për Zvërnecin. “Dje ishin më shumë se 2000 mijë veta se ishte protestë kombëtare jo lokale. Padyshim që edhe PD-ja ishte në protëstë duke filluar nga Sali Lushaj te anëtarë të PD. Protesta nisi për flamingot dhe bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo. Jam kundër çdo thirjrje antisemite, kundër diskriminmit. Sa i përket thelbit të protestës, deri kur të ketë një përfaqësi të protestës do të komentoj edhe rreth kërkesave”, tha Balla teksa shtoi se opozita …

Read More

Një sasi prej 1 kilogrami heroinë është sekuestruar nga Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar “Trajektorja”, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Hetimet dokumentuan aktivitetin e dy shtetasve që dyshohej se po transportonin heroinë të trafikuar nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë. Automjeti tip furgon me të cilin udhëtonin shtetasit 32 vjeç, banues në Strugë, dhe 45 vjeç, banues në Durrës, u ndalua për kontroll në aksin rrugor Bulqizë–Librazhd. Gjatë kontrollit të imtësishëm, efektivët gjetën një çantë shpine të fshehur në gomën e pasme të automjetit, ku ndodhej 1…

Read More

Pas raportimeve në media për heqjen e statusit “non grata” ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk ka preferuar të komentojë ndryshimin e statusit të kreut të PD. Të pyetur në lidhje me këto pretendime, Ambasada nuk jep asnjë koment dhe e referon çështjen te Departamenti Amerikan i Shtetit. Deri tani, DASH nuk ka bërë publik asnjë vendim të ri zyrtar që konfirmon ndryshimin e masës së mëparshme të vendosur ndaj Berishës dhe familjes së tij.

Read More

Bashkimi Evropian dhe qeveria e Shqipërisë mbajtën dy mbledhje të monitorimit të përvitshëm në Tiranë më 9 dhe 10 qershor për shqyrtimin e progresit me zbatimin e asistencës financiare të BE-së në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF) dhe Instrumentit për Ndihmën e Paraanëtarësimit (IPA). Mbledhjet e bashkëkryesuara nga Eridana Çano, Koordinatore Kombëtare e IPA-s, Koordinatore Kombëtare e RGF-së dhe drejtore e përgjithshme e SASPAC-ut dhe Sigrid Brettel, shefe njësie e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore (DG ENEST) vlerësuan arritjet, diskutuan vështirësitë dhe arritën marrëveshje për përparësitë e vitit në vijim. Të…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “e do inflacionin”, pasi çmimet në SHBA u rritën muajin e kaluar me ritmin më të shpejtë në tre vitet e fundit, shkruan A2CNN. Të dhënat e Byrosë së Statistikave të Punës (BLS) treguan se çmimet u rritën me 4.2% në muajin maj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja, nga 3.8% në prill, u nxit kryesisht nga shtrenjtimi i energjisë pas luftës mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. “Më pëlqen. Shifrat ishin të shkëlqyera. E dini çfarë më pëlqen vërtet? Më pëlqen inflacioni”, tha Trump në Shtëpinë e…

Read More

Sot mbushen 27 vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit. Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë. Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviç, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë. Ndër të tjera në marrëveshje parashihej: -që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat…

Read More

Një operacion i finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka çuar në arrestimin e katër personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të dyshuar për përfshirje në trafikimin e armëve të zjarrit. Siç bën me dije gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, hetimet për këtë grup kishin nisur prej më shumë se tre muajsh. Gjatë kësaj periudhe, policia ka identifikuar gjashtë persona të dyshuar, të cilët dyshohet se vepronin të ndarë në dy ose tre grupe kriminale dhe kishin lidhje me grupe të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Sipas hetimeve, ata merreshin kryesisht…

Read More