Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bizneset përballë faturave të reja, detyrimet vendore rriten deri në 4-fish

08:40 / June 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5073
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rivlerësimi i xhiros vjetore për vitin 2025 ka sjellë rritje të ndjeshme të detyrimeve vendore për një pjesë të bizneseve në Tiranë, veçanërisht për tarifën e pastrimit dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore.

Këto detyrime llogariten sipas kategorisë së xhiros vjetore të biznesit, e cila ndahet në katër fasha kryesore. Kur një subjekt kalon nga një kategori më e ulët në një më të lartë për shkak të rritjes së të ardhurave, automatikisht rriten edhe taksat dhe tarifat që duhet të paguajë.

Në disa raste, bizneset që deri në vitin 2024 klasifikoheshin me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit, gjatë vitit 2025 janë riklasifikuar në kategorinë me xhiro mbi 8 milionë lekë. Si pasojë, detyrimet e tyre vendore janë rritur ndjeshëm.

Për shembull, një njësi shërbimi që më parë paguante 4 mijë lekë në vit për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore, pas riklasifikimit në fashën mbi 8 milionë lekë xhiro vjetore, është ngarkuar me një detyrim prej 17 mijë lekësh, ose më shumë se trefishi i shumës së mëparshme.

Edhe tarifa e pastrimit ka pësuar rritje të konsiderueshme. Për të njëjtin subjekt, pagesa vjetore është rritur nga 11,500 lekë në 57,500 lekë, ose rreth katër herë më shumë se një vit më parë.

Ndryshimi i kategorisë së xhiros bazohet në të dhënat fiskale dhe ndikon drejtpërdrejt në nivelin e taksave vendore që duhet të paguajë çdo biznes.

Për vitin 2025, bizneset patën mundësinë të vetëdeklaronin ndryshimet e të dhënave, përfshirë xhiron vjetore, përpara rillogaritjes së detyrimeve. Mosdeklarimi në afat mund të sjellë jo vetëm rivlerësim të detyrimeve, por edhe gjoba dhe kamatëvonesa.

Si ndryshojnë detyrimet sipas xhiros

Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore

2,500 – 8,000 lekë në vit për bizneset me xhiro deri në 2 milionë lekë.

4,000 – 9,000 lekë në vit për bizneset me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë.

11,000 – 27,000 lekë në vit për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë.

18,000 – 37,000 lekë në vit për bizneset me xhiro shumë të lartë, sipas kategorisë së aktivitetit.

Tarifa e pastrimit

4,000 – 5,750 lekë në vit për bizneset me xhiro deri në 2 milionë lekë.

11,500 – 13,800 lekë në vit për bizneset me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë.

23,000 – 92,000 lekë në vit për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë, në varësi të aktivitetit që ushtrojnë.

Rritja e xhiros mund të sjellë përfitime për biznesin, por njëkohësisht e kalon atë në kategori më të larta taksimi, duke rritur ndjeshëm barrën e detyrimeve vendore.

bizneset faturave Përballë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile

22:39 / October 15, 2026

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.