Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

29-vjeçari paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës, denoncon për dhunë nga policia greke

08:24 / June 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5303
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 29-vjeçar nga Maliqi ka denoncuar se është dhunuar nga efektivë të policisë greke, ndërsa mbrëmjen e djeshme është paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për shtetasin Maldin Maxhari, i cili ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth 13 ditë më parë në zonën e Kalkidhës, në Greqi.

Sipas dëshmisë së tij, ai është ndaluar nga policia greke pasi është ngatërruar si autor i një vepre penale, por pas verifikimeve ka rezultuar i pafajshëm.

29-vjeçari pretendon se gjatë ndalimit është ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Për këtë ngjarje ai ka bërë kallëzim pranë autoriteteve greke, ndërsa më pas është dëbuar nga territori grek dhe është kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Për shkak të problemeve shëndetësore dhe dëmtimeve të marra, Maxhari është paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Burime bëjnë me dije se dyshohet për dëmtime në brinjë dhe në shpretkë, ndërsa priten rezultatet e kontrolleve përkatëse.

Ndërkohë, Policia e Korçës ka marrë deklarimet e 29-vjeçarit dhe po verifikon rrethanat e ngjarjes. Duke qenë se episodi i denoncuar ka ndodhur në territorin grek, procedurat e mëtejshme pritet të ndiqen në bashkëpunim me autoritetet kompetente.

29-vjeçari dëmtime paraqitet spitalin e korçës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje në Mirditë, 45-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës

09:28 / June 15, 2026

I gjenden në banesë heroinë dhe bimë narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin

13:39 / June 14, 2026

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një grua, plagosen katër persona

12:39 / June 14, 2026

11 grabitje në pak ditë ‘tronditin’ Lezhën, zbulohet dyshja që hapte dyqanet natën

13:20 / June 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.