Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmosjes? Pakistani zbulon prapaskenat: Teksti final është gati

09:19 / June 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5307
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka deklaruar se është arritur një tekst përfundimtar i dakorduar për një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, paqja nuk ka qenë kurrë më afër se tani. Sharif tha se Pakistani po bashkëpunon ngushtë me të dyja palët për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Ai gjithashtu akuzoi disa aktorë për përhapje dezinformatash me qëllim sabotimin e marrëveshjes.

Ndërkohë, Donald Trump i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se marrëveshja është pozitive dhe se ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës.

Sipas televizionit izraelit Channel 12, Trump e ka bërë këtë deklaratë gjatë bisedës së tyre të fundit telefonike.

Një burim amerikan tha se Netanyahu foli pak gjatë telefonatës, pasi e kuptoi se nuk kishte mundësi të ndikonte në marrëveshje.

Trump e ka cilësuar si “shumë pozitiv” postimin në platformën X të ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili deklaroi se një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara “nuk ka qenë kurrë më pranë”.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump, i cili ripublikoi deklaratën e Araghchi-t në platformën e tij, Truth Social, gjatë një bisede me gazetarin Barak Ravid të Axios.

Trump theksoi gjithashtu se vazhdon të besojë se nënshkrimi i një marrëveshjeje me Iranin mbetet i mundur brenda fundjavës ose, më së voni, të hënën.

iran marrëveshja Pakistani SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.