Policia greke në ishullin e njohur të Mikonos ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të dyshuar për katër vepra penale të kryera në kuadër të ndërtimeve në disa biznese hotelerie.
Sipas burimeve nga mediat greke, të arrestuarit kanë vjedhur vegla dhe pajisje elektrike nga kantiere ndërtimi, me një vlerë totale të mallrave të grabitura prej rreth 37,000 eurosh.
Ndaj të dyshuarve është ngritur padi penale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur një eventuele përfshirje të tyre edhe në raste të tjera të ngjashme.
