Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Le Figaro rendit Shqipërinë si destinacionin më tërheqës dhe ekonomik të Mesdheut

15:46 / June 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7632
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E përditshmja franceze Le Figaro ka vënë në dukje Shqipërinë si alternativën më dinamike dhe më të përballueshme financiarisht ndaj destinacioneve tradicionale si Spanja, Italia, Greqia dhe Kroacia, të cilat prej vitesh kanë dominuar turizmin mesdhetar.

Sipas gazetës, vende si Shqipëria, Sllovenia, Mali i Zi dhe Qipro po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve francezë, falë kombinimit të bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe gastronomisë së pasur.
Shqipëria cilësohet si sfiduesja më e fuqishme në rajon për turistët që kërkojnë alternativa autentike mes natyrës dhe historisë, me një rritje rekord të numrit të vizitorëve që nga viti 2019. Një nga faktorët kryesorë të kësaj rritjeje është çmimi: pushimet në Shqipëri janë 30 deri në 50 për qind më të lira se në Greqi apo Itali.

Le Figaro thekson se me afërsisht 400 kilometra vijë bregdetare, Shqipëria ofron plazhe të shumta, gjire dhe ujëra kristal. Riviera Shqiptare në jug paraqet peizazhet më mahnitëse, me detin e kaltër dhe fshatrat e gdhendur në shpatet e maleve. Më në veri, Durrësi shtrihet gjatë bregdetit, ndërsa Tirana magjeps me fasadat e saj shumëngjyrëshe të ndërveshura me gjurmët e së kaluarës komuniste. Kruja ofron pamje panoramike mbi Adriatik, kurse në Apoloni ruhen gjurmët e një qyteti antik mes kodrave dhe ullishteve.

Gazeta e mbyll përshkrimin, për adhuruesit e natyrës, teksa Alpet shqiptare ofrojnë shtigje ende të paeksploruara, megjithëse thekson se infrastruktura në këtë zonë dhe menaxhimi i mbetjeve mbeten problem.

destinacion mesdhe Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.