Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë mundësinë e rifillimit të sulmeve ajrore kundër Iranit, nëse autoritetet iraniane nuk respektojnë angazhimet e marra, duke rritur kështu nivelin e tensionit mes dy vendeve.
Komenti erdhi gjatë një takimi dypalësh me presidentin egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, në margjinat e samitit të G7 në Evian, vetëm dy ditë pas nënshkrimit në Zvicër të një memorandumi mirëkuptimi mes Washingtonit dhe Teheranit.
“Ky nuk është një tekst përfundimtar, është një protokoll mirëkuptimi. Dhe nëse nuk më pëlqen, nëse ata nuk sillen siç duhet, ne do të fillojmë të hedhim bomba mbi kokat e tyre përsëri,” është shprehur Trump, sipas deklarimeve të raportuara.
Ai shtoi se marrëveshja mbetet ende në fazë të pafinalizuar dhe se qëndrimi i SHBA-së do të varet nga sjellja e Teheranit në vijim.
