Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nis hetimi ndaj 16 personave dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas bllokimit të qarkullimit gjatë protestës në Tiranë

15:01 / June 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta tirane 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka nisur hetimin penal ndaj 16 personave, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të gjithë të dyshuar për përfshirje në bllokimin e qarkullimit rrugor pas tubimit të 16 qershorit në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasve të proceduar u atribuohen veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me bllokimin e rrugëve në qytetin e Tiranës nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, nga strukturat e DVP Tiranë janë proceduar penalisht 16 shtetas, konkretisht: A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç, të dyshuar për veprat penale ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’, ‘Prishja e rendit dhe qetësisë publike’ dhe ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’. Si dhe po punohet për shoqërimin e shtetasve E. Q dhe M. C, të shpallur në kërkim policor”, thuhet në njoftim.


Sipas policisë, të dyshuarit kanë inkurajuar pjesëmarrësit, përmes thirrjeve publike, që tubimi të zgjatej përtej orarit të miratuar (18:00–22:00) dhe të dilte jashtë perimetrit fillimisht të caktuar nga autoritetet, duke shkaktuar kështu pengesa serioze në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Po ashtu, raportohet se një pjesë e protestuesve ka hyrë në hapësirën e “Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”, të destinuar për ndjekjen e aktiviteteve sportive, duke shkaktuar trazira dhe duke ftuar të pranishmit në atë zonë t’i bashkohen tubimit.

“Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00–22:00), duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim. Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje. Po nga veprimet e kryera, një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur në pjesën e fan zonës, në sheshin ‘Skënderbej’, të përshtatur dhe të destinuar për ndjekje të aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje qytetarëve që ndiqnin aktivitetin sportiv që t’i bashkoheshin tubimit”, vijon njoftimi i policisë.


Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet janë përcjellë në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme. Dy ditë më parë, ishin referuar materiale të ngjashme dhe kishte nisur procedimi penal për 19 shtetas të tjerë.

Policia e Tiranës u bën thirrje organizatorëve të respektojnë orarin dhe perimetrin e miratuar për tubime, me qëllim mospengimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe automjeteve jashtë zonës së lejuar.

16 persona hetim proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PE rrëzon amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama: Ose Europa është çmendur, ose protesta po bëhet luftë pushteti në emër të flamengove

16:04 / June 17, 2026

Rama takon në Berlin ministren e ekonomisë në Bundestag/ Fokus thellimi i partneritetit ekonomik

15:43 / June 17, 2026

Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk sillen mirë, do fillojmë me bombardimet

15:22 / June 17, 2026

Vjen reagimi nga avokati i familjes Bajri, pas deklaratave të deputetes për kërcënime

15:10 / June 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.