Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mbi 32 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, afati mbyllet pas tre ditësh

14:21 / June 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujqesi new
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fermerët në të gjithë vendin kanë treguar interes të lartë për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë regjistruar mbi 32 mijë aplikime, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga përfundimi i afatit.

Skema parashikon një financim prej 10 mijë lekësh për hektar për sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore, me kusht që fermeri të disponojë të paktën 3 hektarë tokë të kultivuar.

Ndërkohë, fermerët që kultivojnë mbi 10 hektarë do të përfitojnë mbështetje shtesë prej 50%. Përparësi në skemën e këtij viti u është dhënë Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, të cilat parashikohet të mbështeten me financim 100%.

Aplikimet për masat direkte realizohen online përmes portalit e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht pranë zyrave qendrore të AZHBR-së.

Skema Kombëtare 2026 përfshin gjithsej 9 masa direkte dhe 3 masa investimi. Ndryshimet e reja parashikojnë lehtësira edhe për sektorin e blegtorisë, duke përgjysmuar numrin minimal të bagëtive që duhet të ketë një fermer për të përfituar mbështetje.

Për çdo lopë, blegtorët me tufa prej të paktën 5 krerësh do të përfitojnë 12 mijë lekë për krerë. Ndërsa për të imtat, subvencioni është rritur nga 1.200 në 1.500 lekë për krerë.

Bujqesi fermere mbeshtetje skeme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së drejtuar pjesëmarrësve të protestës: Mos i përdorni simbolet e luftës për qëllime politike

15:26 / June 23, 2026

Rikthehen tensionet në rajon/ Dy të vrarë në jug të Libanit, Izraeli dhe Hezbollah shkëmbejnë akuza

15:05 / June 23, 2026

Berisha reagon ndaj intervistës së Ramës për “Financial Times”/ akuzon atë për përdorim të një gjuhe të papranueshme në një media ndërkombëtare.

14:33 / June 23, 2026

Rama publikon dokumentin për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

14:03 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.