Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Çfarë po ndodh në selinë rozë? Rama zhvillon mbledhje urgjente me ministrat dhe drejtuesit politikë

09:35 / June 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12 2 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Takimi pasues do të jetë ai me kryebashkiakët, pritet që Rama të flasë publikisht

Mëngjesin e kësaj të mërkure, 24 qershor, kyeministri Edi Rama ka shkuar në ambientet e selisë së Partisë Socialiste, siç mund ta shihni edhe në video.

Gazetarja e Klan News, Greta Bullari, raporton se ai do të zhvillojë një mbledhje me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat.

Nuk dihet ndonjë detaj më shumë, ndërsa duhet theksuar se në takimet e mëhershme mes socialistëve në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërkohë, gjatë verës pritet të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve të partisë.

Megjithatë, të paktën në tre javët e fundit, kreu i qeverisë ka qenë mjaft aktiv me postimet në rrjetet sociale dhe jo vetëm, sa i takon protestës qytetare që zhvillohet në kryeqytet prej 24 ditësh tanimë.

Madje, në mbledhjen e para katër ditëve të grupit parlamentar të PS-së, ua bëri të qartë atyre që dalin në shesh se nuk do e japë dorëheqjen. Më shumë se protestë me një kauzë të qenësishme, ai e ka cilësuar një trend për vëmendje të nxitur nga histeria e rrjeteve sociale.

Fill pas këtij takimi, po në selinë rozë, numri një i kabinetit do të mbledhë kryebashkiakët. Mësohet se tematika ka të bëjë me investimet në zonat urbane dhe problematikat që shoqërojnë qytetet kryesore. Me gjasë, në përfundim, do ketë një komunikim për mediet nga ana e Ramës.

drejtues mbledhje ministra Politik Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kolumbia siguron kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin K, la pas Portugalinë e Kristiano Ronaldos

11:53 / June 24, 2026

Trump dhe Rutte do të takohen në Washington para samitit të NATO-s

11:49 / June 24, 2026

Rama kritikon kryebashkiakët: “Duhet të jenë më pranë qytetarëve, jo në Tiranë”

11:46 / June 24, 2026

“Rama zbulon planin: Ish-zonat industriale do kthehen në hapësira me potencial ekonomik”

11:39 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.