Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: Nis transformimi i transportit urban, autobusë elektrikë dhe parkime moderne në gjithë vendin

11:27 / June 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 551 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, me fokus sistemimin e kabllove ajrore, eliminimin e strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, si dhe kalimin gradual drejt infrastrukturës nëntokësore dhe rolin e bashkive në këtë proces.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe te transformimi i transportit urban dhe interurban, duke e cilësuar atë si një nga sfidat kryesore, sidomos në periudhat e pikut.

“Së dyti, do të adresojmë nevojën për të cuar në një nivel tjetër transportin urban dhe interurban. Transporti i periudhës së sezonit të pikut hallka jonë më e dobët. Qëllimi është të hyjmë në një fazë ku gjenerata e re e mjeteve të transportit publik të jetë tërësisht e gjelbër, pra autobusë elektrikë me zero ndotje. Dhe së dyti për të ndërtuar një sistem të përdorimin dhe administrimit të këtyre mjeteve nën administrimin e bashkive. Do të jetë qeveria bashkë me bashkitë që do sigurojnë mjetet dhe bashkitë do bëjnë administrimin e tyre, sjell këtu shembullin e Lezhës dhe parkun logjistik atje.

Do e shtrijmë në të gjithë territorin, do kemi një park logjistik që do i shërbejë bashkive për gjithë ato punime të domosdoshme për hapjen e kanaleve kulluese, ujitëse etj. Apo për situata postemergjencë që bashkitë të zotërojnë një kapacitet të munguar deri më sot. Do mbështesim një program për të krijuar kapacitete më domethënëse për parkimet, sidomos në qytetet me intensitet të lartë qarkullimi, sidomos në zona me ngarkesë specifike prej turizmit.

Programi i parkimeve ka disa komponentë, ku të gjitha bashkitë do kenë programin e shkruar. Kemi disa formula, përveç financimit direkt për ndërtimin e tyre përmes fondit të zhvillimit, si Berat apo Gjirokastër, por edhe një tjetër formulë për t’u mundësuar bashkive akses në banka me projekte specifike për parkime, si dhe bashkëpunim me subjekte private për zhvillimin e infrastrukturës së parkimeve”, tha Rama.

autobus elektrik transformim transporti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vau i Dejës – Zbulohet parcela me kanabis/ Arrestohen vëlla e motër

13:19 / June 24, 2026

“Vendi i flamingove apo vendi i shqiponjave?”/ Rama ndan shkrimin e politikanit nga Kosova: Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur

13:03 / June 24, 2026

Operacion policor në Tiranë, kontrolle në ambiente të dyshuara si Call Center të paligjshëm

12:55 / June 24, 2026

Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen rreth 5 mijë bimë narkotike

12:49 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.