Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kampionati Botëror

 I gjithë stadiumi në këmbë! Lot dhe emocione në rikthimin e Neymarit, ylli brazilian rikthehet me Brazilin pas gati tre vitesh

09:55 / June 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
channels4 profile
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ylli brazilian, Neymar, përjetoi një rikthim emocionues me fanellën e Brazilit në Kupën e Botës 2026, teksa “Seleçao” mposhti Skocinë me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

34-vjeçari u rikthye në fushë me kombëtaren pas një mungese të gjatë, pasi ndeshja e fundit e tij datonte në tetor të vitit 2023, në përballjen kualifikuese ndaj Uruguait. Neymar u aktivizua në minutën e 76-të në vend të Matheus Cunha, në një moment kur fitorja braziliane ishte thuajse e siguruar.

Hyrja e tij në fushë u prit me duartrokitje nga tifozët në stadiumin e Miamit, ndërsa vetë sulmuesi nuk i fshehu emocionet. Kamerat e kapën duke fshirë lotët në momentin e rikthimit, ndërsa pas vërshëllimës finale përqafoi shokët e skuadrës dhe familjarët e tij.

Kjo ishte paraqitja e 129-të e Neymarit me kombëtaren braziliane, duke shtuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij të pasur me “Seleçao”.

Përfshirja e tij në listën e trajnerit Carlo Ancelotti për Kupën e Botës u konsiderua surprizë nga shumëkush, pasi lojtari kishte kaluar një periudhë të vështirë për shkak të një dëmtimi në pulpë. Megjithatë, ai arriti të rikuperohej në kohë dhe të ishte i gatshëm për ndeshjen e fundit të grupit.

Edhe pse nuk pritet të jetë një titullar i padiskutueshëm në një skuadër që ka në përbërje emra si Vinícius Júnior, Raphinha dhe Matheus Cunha, rikthimi i Neymarit përbën një shtysë të rëndësishme për Brazilin në prag të fazës me eliminim direkt.

brazili neymar rikthim stadium
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.