Sipas informacionit zyrtar, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, 31 kursantë u paraqitën me simptoma si temperaturë dhe diarre. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, ata janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, gjatë mëngjesit të sotëm, edhe 29 kursantë të tjerë iu drejtuan qendrës shëndetësore të Akademisë me simptoma të ngjashme dhe më pas u transportuan në Repartin Infektiv të QSUT-së për trajtim dhe vlerësim mjekësor.
Lidhur me rastin, është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara nga kursantët, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e situatës.
Gjithashtu, të gjithë kursantëve u janë kryer analizat përkatëse, ndërsa priten rezultatet që do të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemeve shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Rreth 60 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë kanë shfaqur probleme shëndetësore gjatë orëve të fundit, duke kërkuar ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së.