Author: tirana

Mbi 100 fluturime janë anuluar në Japoni, ndërsa dy stuhi tropikale po i afrohen vendit, duke detyruar autoritetet të paralajmërojnë për evakuime në disa zona për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Sipas meteorologëve, tajfuni Mekhala, me erëra që arrijnë deri në 144 kilometra në orë, pritet të godasë Japoninë brenda pak orësh. Ndërkohë, reshje intensive shiu kanë përfshirë tashmë rajonet jugore dhe perëndimore të vendit, duke shtuar shqetësimet për situatën. Parashikimet tregojnë se stuhia do të kalojë përgjatë ishujve Kyushu dhe Shikoku gjatë fundjavës. Meteorologët nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të bashkohet me stuhinë tropikale Higos,…

Read More

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se Shqipëria po përjeton një periudhë të rëndësishme zhvillimi në turizëm, duke theksuar se rritja e numrit të vizitorëve sjell përfitime për ekonominë, por edhe përgjegjësi më të mëdha për institucionet përgjegjëse për sigurinë. Gjatë prezantimit të planit të masave për sezonin turistik, Lamallari u shpreh se turistët që zgjedhin Shqipërinë nuk tërhiqen vetëm nga plazhet, malet apo qytetet historike, por edhe nga perceptimi i vendit si një destinacion i sigurt dhe mikpritës. Ai vlerësoi angazhimin e Policisë së Shtetit, duke theksuar se sezoni veror për efektivët përbën një periudhë intensive pune dhe jo…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka prezantuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, duke theksuar se menaxhimi i fluksit të vizitorëve mbetet një nga prioritetet kryesore të institucionit. Sipas tij, Shqipëria po kalon një prej sezoneve më të suksesshme turistike, me miliona vizitorë që zgjedhin vendin jo vetëm për bukuritë natyrore, historinë dhe kulturën, por edhe sepse e konsiderojnë një destinacion të sigurt dhe mikpritës. Hita u shpreh se Policia e Shtetit ka shtuar angazhimin operacional në të gjithë territorin, ndërsa theksoi se Policia Kufitare dhe Policia Rrugore janë kontaktet…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj kërkesave për dorëheqje, ndërsa përgjigjen për këtë thirrje të protestuesve e jep duke publikuar një mesazh, që i është dërguar nga një qytetar. Ai i kërkon Ramës të “dorëhiqet” nga detyra jo për arsyet e artikuluar prej ditësh në bulevard, por pasi të jetë përmbushur objektivi madhor: integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 2030. Më tej, Rama publikoi të plotë mesazhin e qytetarit, i titulluar “Manifesti i (s)dorëheqjes”, ku fjala “dorëhiqu” përsëritet në mënyrë ironike për të renditur ato që i cilëson si arritje të qeverisë, mes tyre…

Read More

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e 25 qershorit në lagjen “Tre Heronjtë”. Sipas Policisë, në pranga kanë Ndoc Lufi, 63 vjeç dhe Aleksander Fojleta, 27 vjeç, të dy banues në të njëjtën lagje. Nga hetimet paraprake rezulton se dy fqinjët janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë zjarri për të kanosur njëri-tjetrin. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së 63-vjeçarit, si dhe një automjet i parkuar brenda oborrit. Gjatë kontrolleve, efektivët…

Read More

Dashi Dite premtuese dhe e mbushur me momente harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marsi do ju nxite te tregoheni me te hapur dhe te flisni edhe për gjerat qe me pare nuk keni mundur. Beqaret do takojnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Sektori i financave do jete gjithë kohës i mbrojtur. Kujdes! Kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te doni. Demi Do jeni me romantike se me pare sot dhe do përjetoni me shume emocione. Do flisni me te vërtetat dhe nuk do tregoheni aspak te pamatur. Beqaret do jene te fillojnë aventura…

Read More

Ditën e Premte kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezente deri pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare e lokalisht Ultësirën Perëndimore). Përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë…

Read More

ELBASAN- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka vendosur dhe ekzekutuar masa sigurie ndaj gjashtë funksionarëve shtetërorë, të dyshuar për abuzime me fondet publike dhe skemën e ndihmës ekonomike. Masat e caktuara janë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi publik”. Të dyshuarit, sipas njoftimit të Prokurorisë, mbajnë ose kanë mbajtur detyra si administrator shoqëror, postier, drejtor drejtorie në bashki dhe specialistë në drejtorinë rajonale. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”. Njoftimi i…

Read More

Forcat detare franceze kanë ndaluar dhe kontrolluar një cisternë nafte të lidhur me të ashtuquajturën “flotë fantazmë” të Rusisë, në një operacion të zhvilluar pranë brigjeve të Siçilisë. Lajmi u bë i ditur nga Emmanuel Macron, i cili publikoi edhe pamje nga operacioni, ku shihen ushtarë francezë duke hipur në anije dhe duke kryer kontrolle. Sipas Macron, anija me emrin Deliver u ndalua pasi po lundronte në kundërshtim me ligjin detar ndërkombëtar. Sipas të dhënave të inteligjencës ukrainase, “Deliver” është një anije me flamur të Kamerunit që prej vitit 2024 është përfshirë në eksportin e naftës ruse, kryesisht nga portet…

Read More

Ministria e Brendshme ka vendosur të shpallë “non-grata” në territorin e Shqipërisë shtetasen Igballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh. Ky vendim bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike. Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit. Igballe Huduti Berisha është shtetase Kosovare, ajo ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit ajo ka mbaruar Medresenë. Igballe Huduti Berisha njihet për…

Read More

Mbi 10 mijë persona raportohen të humbur pas tërmeteve të forta që kanë goditur Venezuelën gjatë natës, sipas një platforme online që monitoron personat e zhdukur. Këto lista po qarkullojnë në internet dhe janë shpërndarë edhe nga përfaqësues të opozitës venezueliane, të cilët po ndajnë informacione të vazhdueshme mbi gjendjen në terren dhe situatën humanitare. Sipas të dhënave të publikuara nga kjo platformë, numri i të zhdukurve ka kaluar pragun e 10 mijë personave. Ndërkohë, ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet në zonat më të goditura, ku raportohet për ndërtesa të shembura dhe për persona që mund të kenë mbetur…

Read More

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Doorbell”, ku është zbardhur një grabitje e ndodhur mesnatën e 23 qershorit 2026 në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”. Sipas uniformave blu, autorët kanë kanosur me mjete prerëse dy poseduesit e banesës dhe më pas kanë marrë një shumë të konsiderueshme eurosh si dhe katër telefona celularë. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zonën e Alliasit u arrestuan dy bashkautorët e dyshuar, 20 vjeç dhe 19 vjeç. Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe…

Read More