Ministria e Brendshme ka vendosur të shpallë “non-grata” në territorin e Shqipërisë shtetasen Igballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh.
Ky vendim bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.
Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.
Igballe Huduti Berisha është shtetase Kosovare, ajo ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit ajo ka mbaruar Medresenë.
Igballe Huduti Berisha njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të Ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Po kështu është shfaqur publikisht krah ish-Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmandinexhad.
