Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vijon ndërtimi i “Eagle Stadium” në Kashar, Gonxhja: Po përgatitemi për një spektakël historik të Kanye West në Tiranë

13:21 / June 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
west 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kashar po vijon puna për ndërtimin e stadiumit provizor që do të presë koncertin e Kanye West më 11 korrik në Tiranë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se “Eagle Stadium” po transformohet dita-ditës për të akomoduar rreth 60,000 spektatorë.

Sipas tij, tribunat kanë mbërritur tashmë dhe ndërtimi i stadiumit po vijon me ritme intensive.

Spektakli i Kanye West konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.

Çmimet e biletave nisin nga 120 euro, ndërsa për vendet VIP arrijnë deri në 339 euro. Koncerti është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, i cili nis në SHBA dhe vijon më pas në Azi dhe Europë.

Eventi organizohet nga “Streetlife”, një kompani me bazë në Berlin, e cila ka bashkëpunuar me artistë si 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar dhe Nicki Minaj, ndërsa në Shqipëri mbështetet nga Redcloud (Tiranë) dhe Live Label (Hollandë).

Postimi i plotë

Edhe 15 ditë! Kanye West in Albania

Numërimi mbrapsht ka nisur dhe Eagle Stadium po transformohet dita-ditës për të mirëpritur rreth 60,000 spektatorë në spektaklin më të madh muzikor që ka parë ndonjëherë Shqipëria.

Kamionët e parë me tribunat kanë mbërritur dhe ndërtimi i stadiumit po avancon me ritme intensive. Çdo ditë na afron më pranë një nate historike.

Më 11 Korrik 2026, Tirana bëhet epiqendra europiane e muzikës, showbiz-it dhe kulturës me një super-produksion monumental, skenë gjigande, teknologji immersive dhe një eksperiencë që shkon përtej çdo koncerti të organizuar më parë në Shqipëri.

Eagle Stadium, Kashar – Tiranë

11 Korrik 2026

eagle ndertimi stadium vijon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.