29 qershor 2026- Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e cila po drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Gazetarja e Klan News, Greta Bullari, raporton se takimi vjen në prag të seancës plenare të së martës dhe pritet të fokusohet në diskutimet dhe qëndrimet politike të mazhorancës për çështjet e rendit të ditës në Kuvend. Rendi i ditës në seancën plenare; Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një seancë plenare më 30 qershor 2026, në orën 10:00, sipas një urdhri zyrtar të bazuar në Rregulloren e Kuvendit dhe kalendarin e punimeve për periudhën 15 qershor – 3 korrik 2026. Në…
Author: tirana
Liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen më 7 dhe 8 korrik 2026 në Kompleksin Presidencial Beştepe në Ankara, në një samit që pritet të përcaktojë drejtimin e Aleancës përballë sfidave të reja të sigurisë globale. Kjo është hera e dytë që Turqia organizon një Samit të NATO-s, pas atij të mbajtur në Stamboll në vitin 2004. Takimi zhvillohet në një klimë të tensionuar ndërkombëtare, me luftën në Ukrainë që vijon dhe paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme, ndërsa aleatët kërkojnë që Evropa të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së saj. Sipas NATO-s,…
Gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta ishte e ftuara e radhës në podcastin e Grida Dumës, ku zhvilloi një nga intervistat më personale të viteve të fundit. Me sinqeritetin që e karakterizon, ajo foli për lumturinë, mënyrën si ka ndërtuar jetën e saj, marrëdhënien me komentet në rrjetet sociale, frikën që përjetoi kur dyshoi për një problem serioz shëndetësor, si edhe për karrierën në media, martesën dhe vajzën e saj. Aulona u shpreh se nuk ndikohet nga fyerjet në rrjet, madje i sheh ato me humor. “Unë fitoj para edhe nga sharësit”, tha ajo, duke shtuar se kritikët mund t’ia thonë…
SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për të ndalur përkohësisht sulmet ndaj njëri-tjetrit dhe për të rifilluar bisedimet lidhur me mosmarrëveshjen për Ngushticën e Hormuzit, sipas një zyrtari amerikan. “Bisedimet teknike do të vazhdojnë në të gjitha fushat e Memorandumit të Mirëkuptimit (MOU),” tha zyrtari. Ai shtoi se, për momentin, të dyja palët do të tërhiqen dhe lundrimi i anijeve në ngushticë do të zhvillohet pa pengesa. Sipas Axios, që raportoi i pari këtë zhvillim, bisedimet pritet të rifillojnë të martën në Katar. Më 17 qershor, palët kishin rënë dakord për një memorandum mirëkuptimi me 14 pika, i cili…
Ekipet e kërkim-shpëtimit, të mbështetura nga qen të trajnuar posaçërisht, vijuan edhe dje operacionet për gjetjen e të mbijetuarve të fundit nën rrënojat e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën e kaluar. Numri i viktimave ka shkuar në 1,450, ndërsa dhjetëra mijëra persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Parlamentit të Venezuelës, Jorge Rodriguez, i cili deklaroi se vendi po përjeton fatkeqësinë natyrore më të rëndë në historinë e tij. Sipas autoriteteve, 774 ndërtesa kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa 189 prej tyre janë shembur plotësisht. Nga ana tjetër, Kombet e…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjenga kantieri në Parkun e Hyrjes së Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se parku po merr formë çdo ditë e më shumë, si shembëlltyrë e vizionit transformues të Rilindjes për Kryeqytetin e Veriut. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e Parkut të Hyrjes së Shkodrës, që po merr formë çdo ditë e më shumë, si shembëlltyrë e vizionit transformues të Rilindjes për Kryeqytetin e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama
Pas rreth tetë orësh operacion intensiv kërkim-shpëtimi, është bërë e mundur nxjerrja nga Kanionet e Gjipesë e dy turistëve polakë që kishin mbetur të bllokuar. Në operacion u angazhuan efektivët e Stacionit të Policisë Dhërmi, alpinistët e FNSH-së, Njësia Delta, forcat zjarrfikëse të Himarës, si dhe ekipi mjekësor. Ekipet në terren arritën të nxirrnin dy prej turistëve fillimisht me helikopterin e FA ndërsa në orën 23:00 u arrit të nxirreshin dhe dy turistët e tjerë, një prej të cilëve kishte pësuar dëmtime dhe mori ndihmën e parë mjekësore. Autoritetet u bëjnë thirrje turistëve që të shmangin lëvizjet në shtigje të…
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve mesditës deri pasdite mot me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.
Dashi Kjo ditë ju nxit të merrni iniciativa të reja, por shmangni vendimet e nxituara. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të forcojë marrëdhënien. Financat kërkojnë kujdes me shpenzimet. Demi Do të ndiheni më të qetë dhe të përqendruar te prioritetet tuaja. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv. Në aspektin sentimental, surprizat e këndshme nuk do të mungojnë. Binjakët Komunikimi është arma juaj më e fortë sot. Përfitoni nga kjo për të zgjidhur keqkuptime ose për të nisur bashkëpunime të reja. Kujdes me lodhjen në mbrëmje. Gaforrja Intuita do t’ju udhëheqë në vendimet më të rëndësishme. Mund…
Pika kufitare e Morinës po përballet me një fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore. Sipas të dhënave zyrtare, nga ora 20:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, në këtë pikë kufitare kanë hyrë në Shqipëri 12 mijë e 642 shtetas të huaj dhe 1 mijë e 471 shtetas shqiptarë. Po ashtu, është regjistruar edhe një numër i lartë mjetesh, me 119 autobusë që kanë kaluar kufirin gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, daljet nga Shqipëria kanë qenë dukshëm më të ulëta, me vetëm 1…
Një 69-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë me helikopter nga Pogradeci drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se është dhunuar nga bashkëshorti i saj 78-vjeçar. Sipas informacioneve nga policia, rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1 të Pogradecit, pas një konflikti verbal në banesë, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij me një shkop druri në kokë. E dëmtuara fillimisht është dërguar në spitalin e Pogradecit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është bërë i nevojshëm transportimi me helikopter drejt Tiranës. Autori i dyshuar është…
Është arritur një marrëveshje ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave mes dy vendeve. Marrëveshja e re “One Stop” parashikon që qytetarët të kryejnë vetëm një ndalesë në pikat doganore, duke shmangur procedurat e dyfishta në kufi. Zbatimi i saj pritet të nisë brenda këtij muaji fillimisht në doganën e Qafë Thanës, ndërsa muajin pasues do të shtrihet edhe në pikën kufitare të Bllatës. Sipas të dhënave, në doganën e Bllatës kalojnë rreth 4,600 qytetarë në ditë, ndërsa rreth 300 mijë automjete kanë kaluar në 5 muajt e…