Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një mesazh që, sipas tij, qarkullon në grupet e WhatsApp-it të protestuesve, ku flitet për dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe strategjinë që duhet të ndjekë protesta. Duke ironizuar përmbajtjen e mesazhit, Rama shkruan se “Ondrra n’bezë i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë të mbetjeve social-politike mbi ujin e pastër të protestës”, ndërsa fton ndjekësit ta lexojnë vetë atë që, sipas tij, po diskutohet në këto grupe. Postimi i plotë: ONDRRA N’BEZE i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë së mbetjeve social-politike mbi ujin e…
Author: tirana
NASA vlerësoi se 58,870 ndërtesa në Venezuelë mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar pas dy tërmeteve shkatërruese të mërkurën e kaluar, tregoi një analizë satelitore bazuar në të dhënat e radarit. Vlerësimi u bë në bazë të imazheve nga sateliti “Sentinel-1” i Agjencisë Hapësinore Evropiane, të cilat mundësojnë zbulimin e ndryshimeve në infrastrukturë dhe tokë, raportoi Sky News. Në njoftim thuhej se bëhej fjalë për një analizë paraprake, të kryer brenda pak ditësh nga ngjarja, dhe se të dhënat nuk ishin konfirmuar nga kontrollet në terren. Analiza u krye nga studiues të Universitetit të Oregonit, të cilët deklaruan se rezultatet tregojnë…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të bëjë çmos për të rritur investimet e huaja, me synimin e prerë për ta çuar buxhetin e vendit mbi 35 miliardë euro. Duke iu përgjigjur kritikave, ai e cilësoi garën për thithjen e kapitalit të huaj si një sfidë mbarëmesdhetare dhe domosdoshmëri për rritjen ekonomike. Sipas Ramës, idetë se investimet e huaja dëmtojnë atdheun janë të marra dhe duhen kundërshtuar me vendosmëri. “Ky është një problem i të gjitha vendeve të Mesdheut, ku vendet janë rritur dhe pretendimet janë rritur. Por, ne do të vazhdojmë që të bëjmë çmos që investimet…
Goditet një grup i strukturuar kriminal që shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Policia ka ekzekutuara masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 14 shtetas, dhe “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetase, pjesëtarë të këtij grupi. Sakaq u shpallën në kërkim 5 shtetas, të dyshuar si pjesëtarë të grupit. Gjatë operacionit u vu në pranga edhe 1 shtetas që u kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, si dhe u zbuluan ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit. Sekuestrohen 220 gramë Kokainë, qindra doza Cannabis Sativa të gatshme…
Apeli i Posaçëm ka liruar nga qelia ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato. Shkalla e dytë e gjyqësorit ka pranuar kërkesën e tij dhe ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi është shpallur nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi. Për Qaton, SPAK ka kërkuar 9 vite burg, me akuzat për korrupsion pasiv në katër raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sa i përket dosjes “5D”, aktualisht asnjë nga të pandehurit nuk ndodhet në qeli, ndërsa procesi gjyqësor ndodhet në fazën e mbrojtjes së të pandehurve.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ishte i pranishëm këtë të martë, 30 qershor në Vlorë, ku dhe u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigandit italian të industrisë detare FINCANTIERI, kompanisë shtetërore KAYO dhe Shkollës Industriale “Pavarësia”, për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman. Qëllimi i këtij memorandumi është zhvillimi i praktikave profesionale dhe mundësia e punësimit në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare. Fjalën e mbajti fillimisht kreu i KAYO-s, Ardi Veliu. Ai u shpreh se partneriteti strategjik do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe forcimin e kapaciteteve profesionale, duke ndërtuar një bazë të qëndrueshme…
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka qenë sot në Lungomare, Vlorë, ku është takuar me disa të rinj të punësuar për sezonin veror. Të rinjtë janë shprehur se paga e tyre arrin deri në 1 mijë euro, ndërsa Rama ka reaguar edhe në rrjetet sociale duke publikuar një video nga takimi. Ai është shprehur se pagat në sektorin e turizmit në Shqipëri nuk janë më të ulëta se në Greqi dhe se diferencë krijojnë taksat më të ulëta, të cilat sipas tij lënë më shumë të ardhura neto për punonjësit. “Në Shqipëri nuk ka në turizëm paga më të ulëta…
Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë shoqëruar nga policia pas përplasjeve të ndodhura në ambientet e jashtme të Kuvendit. Një grup protestuesish tentuan të bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe gjatë zhvillimeve kanë goditur me vezë disa prej ligjvënësve që dolën pas përfundimit të seancës.
Një grup protestuesish kanë bllokuar sot hyrjen e Kuvendit, duke bërë të pamundur ose të vështirë daljen e deputetëve dhe ministrave nga salla e Kuvendit, gjatë zhvillimit të seancës plenare. Kur disa deputetë dhe ministra dolën nga ambientet e Kuvendit, protestuesit i kanë goditur me vezë dhe me ujë. Ndërkohë, mes protestuesve dhe policisë janë regjistruar disa herë përplasje dhe shtyrje fizike. Në fund janë kërkuar përforcime, ku kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të hapur rrugën dhe për të krijuar një kordon sigurie.
Drejtoria Rajonale Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, H. S, i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”,. Hetimet nisën pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila denoncoi ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike, si edhe kanosje të përsëritura. Në vijim të veprimeve procedurale u krye kontrolli i banesës së shtetasit, ku u sekuestruan tre telefona celularë me interes për hetimin. Pas administrimit të provave dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, AMP bëri arrestimin në flagrancë të punonjësit të Gardës së Republikës, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…
Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Road”. Gjatë operacionit, në rrugën “Fitnete Rexha”, u ndalua për kontroll një motomjet me të cilin lëviznin një 31 vjeçar, drejtues dhe 21 vjeçar, pasagjer. Nga kontrolli i ushtruar ndaj 21-vjeçarit, në çantën që mbante në sup, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë sëbashku me municion, të cilën dyshohet se e mbante pa leje. 21-vjeçari për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa 31-vjeçari, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka refuzuar në Kuvend kërkesën e opozitës për një mocion me debat. Gjatë fjalës së tij, Balla deklaroi se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet për të përfaqësuar qytetarët dhe theksoi se nga kjo lëvizje nuk mund të lindë një PD e re. Ai i bëri të qartë protestuesve se mazhoranca nuk e pranon “partinë e Saliut” si ndërmjetëse për dialog. Pavarësisht refuzimit të këtij mocioni, Balla la të hapur mundësinë për të zhvilluar një debat të gjerë lidhur me rezolutën e Parlamentit Evropian në ditën e diskutimit të raportit përkatës. “PD…