Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur investimin e parashikuar në Zvërnec, duke deklaruar se zhvillimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të huaja janë në interes të vendit dhe të qytetarëve. Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, Rama u shpreh se patriotizmi nuk matet me kundërshtimin e investimeve, por me rritjen e kapaciteteve ekonomike dhe të ardhurave. “Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja. Patriotizëm është të rrisësh kapacitetin ekonomik të vendit dhe të ardhurat në xhepin e pensionistëve, të punonjësve të shtetit dhe të bizneseve”, tha ai. Kryeministri theksoi se Shqipëria nuk duhet të mbështetet vetëm te turizmi masiv, pasi ai…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të vërë në dispozicion 15 milionë euro për barnat onkologjike, me synimin për të forcuar kapacitetet e sistemit shëndetësor. Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, Rama tha se përveç këtij fondi janë parashikuar edhe financime të tjera për sektorin e shëndetësisë, ndërsa theksoi se sfida kryesore mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve. “Kemi vendosur 15 milionë euro vetëm për barnat onkologjike, që do të fuqizojnë kapacitetet e sistemit. Ka edhe një sërë financimesh të tjera për shëndetësinë. Është domosdoshmëri rritja e cilësisë së shërbimit dhe këtë do ta bëjmë përmes partneriteteve, nuk do ta…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët se bonusi i verës është bërë i mundur falë rritjes së të ardhurave në buxhet, të ndikuara edhe nga rritja e çmimit të naftës. Sipas kreut të qeverisë, mbështetja për pensionistët do të vazhdojë sa herë që ecuria e ekonomisë do ta lejojë. “Qeveria vendosi të japë një tjetër bonus për pensionistët. Vitin e kaluar u tha se bonusi u dha për fushatë, por këtë vit nuk kemi fushatë. Ky bonus lidhet me angazhimin që kemi marrë për t’ju qëndruar pranë sa herë ekonomia na jep mundësi”, u shpreh Rama. Ai…

Read More

Kuvendi është rrethuar me barriera metalike këtë të enjte, ndërsa në zonën përreth janë marrë masa të shtuara sigurie për zhvillimin e seancës plenare. Sipas burimeve, rreth 500 efektivë policie janë angazhuar pranë godinës së Parlamentit për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në gatishmëri janë vendosur edhe makinat ujëhedhëse, të cilat do të përdoren në rast të përshkallëzimit të situatës. Po ashtu, në dispozicion ndodhen edhe mjete të shërbimit zjarrfikës dhe ambulanca. Ndërkohë, burime për gazetarin Muhamed Veliu bëjnë me dije se deputetët e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike kanë mbërritur më herët në ambientet e Kuvendit. Në rendin…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit, pas orëve të pasdites pritet shpërbërje e vranësirave. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare) prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa…

Read More

Dashi: Kjo ditë do të sjellë energji të reja dhe dëshirë për të përfunduar një çështje që e keni lënë pezull. Në punë mund të merrni një lajm që ju motivon për hapa më të guximshëm. Në dashuri, komunikimi i sinqertë do të shmangë keqkuptimet. Kujdes vetëm me shpenzimet impulsive. Demi: Do të ndiheni më të qetë dhe të vendosur për të organizuar planet tuaja. Një takim i papritur mund t’ju hapë një mundësi interesante profesionale. Në marrëdhënie, një bisedë e ngrohtë do të forcojë besimin me partnerin ose një person të afërt. Kujdesuni pak më shumë për pushimin. Binjakët:…

Read More

WhatsApp pritet të prezantojë një funksion të ri që do t’u mundësojë përdoruesve të komunikojnë pa ndarë numrin e tyre të telefonit, në një lëvizje që kompania e cilëson si një përmirësim të rëndësishëm të privatësisë për më shumë se 3 miliardë përdoruesit në mbarë botën. Veçoria e re do të shpërndahet gradualisht gjatë muajve të ardhshëm dhe do t’u lejojë përdoruesve të krijojnë një emër unik përdoruesi (username) përmes aplikacionit në telefon. Pasi të aktivizohet, bisedat e reja do të mund të nisin duke përdorur emrin e përdoruesit, pa qenë e nevojshme të ndahet numri i telefonit. Sipas WhatsApp,…

Read More

Vetëm pak minuta stuhi me breshër kanë shkaktuar dëme të mëdha në fushën e Maliqit, duke shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme me grurë dhe kultura të tjera bujqësore. Pak ditë para nisjes së korrjes, moti i keq goditi parcelat me grurë, duke bërë që fermerët të humbin më shumë se gjysmën e prodhimit. Në shumë raste, kallinjtë janë rrëzuar plotësisht në tokë, çka e bën korrjen tepër të vështirë dhe rrit rrezikun e humbjes së plotë të të mbjellave. Dëmet nuk janë kufizuar vetëm te gruri. Edhe sipërfaqe të mbjella me qepë dhe kultura të tjera sezonale janë prekur nga breshëri,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga vizita e tij në Bochum të Gjermanisë, ku po merr pjesë në punimet e forumit “Ruhr Summit”, kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë. Në pamjet e publikuara, Rama shfaqet duke i treguar një roboti se si të formojë me duar simbolin e shqiponjës, një nga simbolet më të njohura shqiptare. Roboti arrin ta realizojë me sukses lëvizjen, ndërsa videoja është shoqëruar me reagime të shumta në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Kryeministri ndodhet në Gjermani në kuadër të pjesëmarrjes në “Ruhr Summit”, një forum që mbledh sipërmarrës, investitorë…

Read More

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vizituar ambientet e reja të spitalit të Peqinit, i cili po transformohet në një Qendër Ekselence Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët me aftësi të veçanta nga 0 deri në 18 vjeç. Investimi është financuar nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me synimin për të ofruar shërbime të specializuara dhe rehabilituese pranë vendbanimit të fëmijëve që kanë nevojë për trajtim. Gjatë inspektimit, Koçiu u shpreh se fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët deri më sot janë detyruar të udhëtojnë larg për të marrë shërbimet e nevojshme, do të kenë tashmë në dispozicion një qendër…

Read More

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një pallat banimi në Antverp të Belgjikës, mëngjesin e kësaj të mërkure. Autoritetet bëjnë të ditur se bilanci është ende paraprak, pasi ekipet e shpëtimit po kontrollojnë të gjithë godinën në kërkim të personave të zhdukur. Sipas zjarrfikësve, ndërtesa është evakuuar plotësisht dhe operacioni për shuarjen e flakëve dhe kontrollin e apartamenteve vazhdon. “Godina është evakuuar plotësisht. Ekipet tona po punojnë për të shuar zjarrin dhe për të kërkuar nëse ka viktima të tjera. Në operacion janë angazhuar më shumë se dhjetë mjete zjarrfikëse”,…

Read More

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, deklaroi se kryebashkiaku i Kuçovës nuk ndodhet në kushtet e ndalimit për ushtrimin e detyrës, pasi dënimin e formës së prerë e ka shlyer me punë në komunitet. Sipas Celibashit, kryebashkiaku Kreshnik Hajdari ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe çështja është shqyrtuar edhe në proces penal. “Kemi të bëjmë me faktin që ai ka paraqitur formularin e dekriminalizimit. Me nxitje nga Partia Demokratike ka pasur një proces shqyrtimi penal. Ka një vendim penal për këtë çështje, i cili e ka sanksionuar me atë masë dënimi…

Read More