Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama për investimin në Zvërnec: Patriotizëm është të rrisësh ekonominë, jo të refuzosh investimet e huaja

09:42 / July 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled design 2 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur investimin e parashikuar në Zvërnec, duke deklaruar se zhvillimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të huaja janë në interes të vendit dhe të qytetarëve.

Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, Rama u shpreh se patriotizmi nuk matet me kundërshtimin e investimeve, por me rritjen e kapaciteteve ekonomike dhe të ardhurave.

“Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja. Patriotizëm është të rrisësh kapacitetin ekonomik të vendit dhe të ardhurat në xhepin e pensionistëve, të punonjësve të shtetit dhe të bizneseve”, tha ai.

Kryeministri theksoi se Shqipëria nuk duhet të mbështetet vetëm te turizmi masiv, pasi ai sjell sfida për infrastrukturën, menaxhimin e mbetjeve dhe nuk garanton të ardhura të larta për ekonominë.

Sipas tij, vendi duhet të orientohet drejt turizmit me vlerë të shtuar, duke krijuar infrastruktura të nivelit të lartë që tërheqin vizitorë me fuqi më të madhe shpenzuese.

“Ne na duhen më pak njerëz dhe më shumë para këtu. Që kjo të ndodhë, na duhen infrastruktura mikpritjeje të një niveli tjetër”, deklaroi Rama.

Duke iu përgjigjur kritikave për projektet turistike luksoze, kryeministri tha se këto investime nuk janë struktura të izoluara, por motorë të ekonomisë lokale.

Ai argumentoi se resortet krijojnë kërkesë për prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, mbështesin peshkatarët, transportin dhe një sërë sektorësh të tjerë, duke gjeneruar të ardhura dhe punësim për komunitetet përreth.

investimi Rama zvernec
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset një polic në përplasjet para Kuvendit, Balla: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

11:18 / July 2, 2026

Adriatik Lapaj shkon te protestuesit para Kuvendit, ata e largojnë

10:54 / July 2, 2026

Nis seanca plenare, PD mungon në Kuvend ndërsa jashtë vijojnë protestat

10:48 / July 2, 2026

Tensionet para Kuvendit, Spiropali:  Nuk duhet të merremi me protestuesit, por duhet të merremi me veten

10:28 / July 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.