Ditën e mërkurë, më 1 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike jo të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri në të dendura përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore të vendit shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje të dobëta shiu (përjashtuar vijën bregdetare).
Pas orëve të pasdites pritet shpërbërje e vranësirave dhe parashikohet mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.
