Analisti dhe gazetari Ilir Demalia është dhunuar në afërsi të banesës së tij nga dy persona, duke pësuar dëmtime të dukshme në pjesën e fytyrës.
Në kallëzimin e depozituar në polici, Demalia ka deklaruar se sapo kishte dalë nga banesa kur është sulmuar fizikisht. Sipas tij, ngjarja nuk ka lidhje me motive politike.
Demalia pretendon se autori është një banor i zonës, i cili e kishte akuzuar se kishte njoftuar policinë për të gjobitur automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt në rrugë.
Policia ka identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
