Author: tirana

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të modernizimit të administratës publike, ku inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi do të kenë një rol kyç në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e transparencës. Gjatë fjalës së mbajtur në Edicionin e Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus “Shërbimi Publik për një Shqipëri Europiane”, Rama tha se pas përfundimit të procesit të digjitalizimit të Kadastrës, tashmë po ndërtohet sistemi që, sipas tij, do t’i japë fund njëherë e mirë problemeve që qytetarët kanë hasur ndër vite. “Digjitalizimi bëri që të hiqet një copë letër. Pushimet e…

Read More

Një operacion i Policisë në kuadër të aksionit kombëtar “Territor i Pastër” ka çuar në zbulimin e një parcele me 1874 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në fshatin Vlahën, në Has, ndërsa në pranga kanë përfunduar babë e bir. Një tjetër anëtar i familjes është shpallur në kërkim. Sipas Policisë, autorë të dyshuar të kultivimit të lëndës narkotike janë 70-vjeçari Rr. U. dhe dy djemtë e tij. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan Rr. U., 70 vjeç, dhe djali i tij B. U., 34 vjeç, ndërsa vijon puna për kapjen e djalit tjetër, A. U., 44 vjeç, i…

Read More

Kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu, ka njoftuar të premten dorëheqjen nga detyra, më pak se një vit pasi ishte betuar për të udhëhequr qeverinë pro-perëndimore të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Munteanu nuk dha një arsye të qartë për largimin e tij, i cili vjen pas një periudhe të tensionuar politike dhe zgjedhore në vend, e konsideruar gjerësisht si një përballje mes orientimit drejt Lindjes dhe Perëndimit, shkruan Associated Press. “Sot i jap fund mandatit tim si kryeministër. Në momentin që e kuptoj se nuk mund ta ushtroj më mandatin tim në përputhje me parimet dhe bindjet e mia,…

Read More

Një 28-vjeçar me origjinë peruane humbi jetën në Milano, pasi u mbyt gjatë një zhytjeje në një pishinë, ku ai dhe një grup miqsh kishin hyrë në mënyrë të paligjshme pas orarit të mbylljes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 korrikut në pishinën komunale “Romano”, në zonën Città Studi. Sipas mediave italiane, grupi kishte kapërcyer gardhin për të hyrë në objektin sportiv, i cili ishte i mbyllur në atë moment. Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje pak pas orës 23:00 dhe nisën menjëherë përpjekjet për ta rikthyer në jetë të riun. Pavarësisht tentativave, ai u transportua në gjendje kritike në Spitalin…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi se 140 nëpunës të lartë të administratës kanë hyrë në një program të inteligjencës artificiale. Gjatë fjalës së tij në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, Rama u shpreh se ata do të shërbejnë si grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera. “Sapo kemi nisur një fazë të re, ku janë 140 nëpunës të lartë të administratës, në ministritë tona, që kanë hyrë një program të inteligjencës artificiale, do të shërbejnë si grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera. Për…

Read More

Kreu i Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), Klodian Braho, raportoi këtë të premte, 3 korrik, në Komisionin e Ligjeve. Bëri me dije se SPAK-u ka finalizuar strategjinë për reduktimin e çështjeve të mbartura 2025-2027, ku janë dhënë efekte të matshme, konkretisht me normën e reduktimit. “Jemi në fazën e fundit të thirrjeve për 40 hetues të rinj. Përveç plotësimit të vakancave, synohet riorganizimi i strukturave të BKH-së”, deklaroi Braho sa i takon Byrosë Kombëtare të Hetimit. Tha se institucioni ka pasur një vit me ngarkesë të lartë pune dhe me çështje gjithnjë e më komplekse, përfshirë krimin e organizuar me…

Read More

Vijojnë intensivisht kontrollet në territor dhe në ambiente të mbyllura, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Zbulohet në Divjakë, një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike. Sekuestrohen 44 kilogramë bimë narkotike kanabis, në formë boçesh/në proces tharjeje. Gjithashtu, gjatë operacionit, u konstatuan të kultivuara 1426 bimë narkotike kanabis. Një pjesë e tyre u asgjësuan në vend, ndërsa pjesa tjetër u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Si rezultat i kontrolleve intensive në territorin e qarkut Fier, nga toka dhe nga ajri, me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me…

Read More

Kryeministri Edi Rama foli sot në Edicionin e Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane, ku u ndal te reformat në administratë, lufta kundër korrupsionit në shëndetësi dhe procesi i digjitalizimit të shërbimeve publike. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qeveria po bën përpjekje për të kuptuar funksionimin real të administratës edhe përtej raporteve zyrtare, duke përmendur kontrollet në spitale dhe rastet kur shërbimi, sipas tij, ndikohet nga prania e zyrtarëve të lartë. “Ne nuk mjaftohemi vetëm me çfarë shohim në raporte, por përpiqemi të kuptojmë si funksionon administrata edhe jashtë vëmendjes…

Read More

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij ditën e sotme në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se ajo që Qeverisë i intereson nga protesta është shqetësimi real i qytetarëve, që Rama e quajti ‘uji i pastër’ i protestës, ndërsa shtoi se nën koren e zezë të tubimit janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë. “Përtej shakasë, ajo që vlen të theksohet është se transformimi i administratës është një proces jashtëzakonisht kompleks, i vështirë dhe i cili kërkon…

Read More

Zvicra ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Algjerinë në ndeshjen e zhvilluar në Vancouver të Kanadasë. Helvetët e zgjidhën sfidën me nga një gol në secilën pjesë. Breel Embolo zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, ndërsa Dan Ndoye vulosi fitoren në fillimin e pjesës së dytë, duke i dhënë Zvicrës një sukses të merituar. Me këtë triumf, Zvicra arrin një moment historik, pasi fiton një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës për herë të parë pas 88 vitesh, edhe pse ky është Botërori i katërt radhazi ku arrin…

Read More

Katër persona humbën jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet e reja ruse të zhvilluara gjatë natës në rajone të ndryshme të Ukrainës, ndërsa bilanci i viktimave nga bombardimi masiv i një dite më parë në Kiev është rritur në 30, sipas autoriteteve ukrainase. Në rajonin e Sumyt, një dron rus goditi një banesë, duke vrarë dy gra, një burrë të moshuar dhe një vajzë nën moshën dy vjeç. Tre persona të tjerë u plagosën, bëri të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Khryhorov. Ndërkohë, në Kryvyi Rih, qyteti i lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky,…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit të Shqipërisë, ku u regjistruan tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Sipas njoftimit zyrtar, 19 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 12 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e edhe 6 protestuesve të tjerë, të cilët janë dokumentuar me pamje filmike duke kryer veprime të dhunshme. Policia bën me dije se gjatë tubimit disa protestues kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët…

Read More