Author: tirana

Kalaja e Argjiros vijon të mbetet një nga monumentet më të vizituara në Shqipëri. Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, ajo është vizituar nga rreth 100 mijë turistë, duke konfirmuar interesin në rritje për Gjirokastrën si një nga destinacionet kryesore të turizmit kulturor. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Ardis Duka, tha se numri i vizitorëve ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas tij, pjesa më e madhe e vizitorëve janë turistë të huaj, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, duke e kthyer Gjirokastrën në një…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas urimeve të shumta që ka marrë me rastin e ditëlindjes së tij, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë uruar. Në një postim, kreu i qeverisë theksoi se numri i madh i mesazheve dhe telefonatave e bën të pamundur përgjigjen individuale, ndaj ka zgjedhur të falënderojë publikisht. “FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon”, shkroi Rama.

Read More

Lufta në Gaza ka kaluar në plan të dytë në arenën ndërkombëtare, ndërsa vëmendja është përqendruar te marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Në enklavën palestineze, banorët thonë se kriza humanitare vazhdon, ndërsa përpjekjet diplomatike për një zgjidhje politike mbeten pa rezultat konkret. “E gjithë bota e ka harruar Gazën dhe tragjedinë e saj”, thotë me hidhërim Ahmed Jamali, një palestinez 53-vjeçar që jeton në një kamp për persona të zhvendosur në Qytetin e Gazës. Duke folur për AFP-në, ai shprehet se ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te bisedimet mes SHBA-së…

Read More

Në një intervistë për BBC, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat në vend dhe zhvillimet e fundit politike. Sipas BBC, Rama i konsideroi tubimet si një tregues të një shoqërie demokratike dhe të shëndetshme. I pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen për integritetin e tij dhe të qeverisë, ai vuri theksin te rëndësia e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. “E kam thënë që nga dita e parë: dua një drejtësi që nuk duket majtas, nuk duket djathtas, por duket drejt. Një drejtësi që nuk mund të blihet, nuk mund të ushtrohet presion dhe nuk mund të kontrollohet nga distanca”,…

Read More

Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur Koço Qendro, një prej figurave më të spikatura të teatrit, estradës dhe kinematografisë shqiptare, si dhe ndër aktorët më jetëgjatë të skenës dhe ekranit. Koço Qendro ishte ndër themeluesit e Estradës Profesioniste të Korçës në fillim të viteve ’60 dhe më pas pjesë e trupës së Teatrit “Andon Zako Çajupi”, ku interpretoi për dekada me radhë, duke lënë gjurmë të rëndësishme në artin skenik shqiptar. Për kontributin e tij ai është nderuar me Urdhrin “Naim Frashëri” dhe titullin “Ambasador i Qarkut të Korçës”. I lindur më 15 maj 1927 në…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i dorëzoi familjes së Dëshmorit të Atdheut medaljen e mirënjohjes, akorduar Inspektorit Enea Mekolli pas aktit të tij sublim në krye të detyrës. Me rastin e ditëlindjes së djalit të Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, zhvilloi një vizitë në familjen Mekolli. “E di që asnjë fjalë dhe asnjë mbështetje nuk mund ta zëvendësojë Enean. Unë nuk jua kthej dot Enean tonë, por dua t’ju siguroj se nuk do…

Read More

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, pasi qarkullonte me një automjet tip “Audi” duke mbajtur me vete një armë zjarri pistoletë, 40 fishekë luftarakë dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit. Operacioni policor i koduar “Siguria” u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Policia kishte siguruar më herët informacione operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytet. Si rezultat i ndërhyrjes në lagjen “Lef Sallata”, u bë i mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi…

Read More

Nga Ylli Manjani Po dëgjojmë këto ditë se me revolucionarët e flamingove do të bisedohet. Mirë bëhet. Le të bisedojnë. Ua shtoftë Zoti qejfin. Le të negociojnë për flamingot, për konceptin pa bukë të investitorëve strategjikë, për malet, për paketat e tyre, për zonat e mbrojtura (nuk dihet më mirë se nga kush). Dialogu është gjithmonë më i mirë se ulërima. Po për revolucionin antishtet në drejtësi, kush do të negociojë? Sepse revolucioni i vërtetë nuk filloi me flamingot. Filloi në vitin 2016, kur u vendos që shteti duhej “shkatërruar për t’u rindërtuar”. Viktima e parë ishte vetë drejtësia. Mbi…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar amerikanët me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. Në urimin e saj, ambasada thekson se këtë vit SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, duke e cilësuar si një moment për të kremtuar historinë, lirinë dhe të ardhmen e vendit. “Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Read More

Një aksident zinxhir është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth dy kilometra larg pikës kufitare të Morinës. Sipas informacioneve paraprake, disa automjete që po lëviznin në drejtim të Shqipërisë janë përplasur, duke lënë të lënduar gjashtë persona. Mes tyre ndodhen edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Për shkak të përplasjes, njëra korsi e autostradës në drejtim të Shqipërisë është bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar kolona…

Read More

Superylli i muzikës pop Taylor Swift dhe lojtari i futbollit amerikan Travis Kelce kanë kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre me martesë, në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Madison Square Garden. Ceremonia u drejtua nga komediani dhe aktori Adam Sandler, ndërsa pas përfundimit të saj në ekranin gjigant jashtë arenës në qendër të Manhattanit u shfaq mesazhi: “Just married”. Për ditën e tyre të veçantë, Swift dhe Kelce zgjodhën veshje të firmosura nga Christian Dior dhe stilisti Jonathan Anderson, ndërsa këpucët ishin të realizuara me porosi nga Christian Louboutin. Martesa e shumëpritur e një prej çifteve më të njohur të…

Read More

Situata e krijuar nga zjarri në malin e Shëngjinit paraqitet drejt normalizimit, pas ndërhyrjes së pandërprerë të forcave zjarrfikëse gjatë gjithë mbrëmjes. Gjashtë mjete zjarrfikëse arritën të vënë nën kontroll flakët, pavarësisht se era e fortë e vështirësoi në disa momente operacionin për shuarjen e zjarrit. Mëngjesin e sotëm kanë mbetur aktive vetëm disa vatra të vogla, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë malor ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e tyre. Fatmirësisht, nuk raportohen dëme në banesa apo biznese. Ndërkohë, qarkullimi në aksin rrugor Lezhë–Shëngjin vijon normalisht, pa krijuar probleme për pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin…

Read More