Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari që qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe radio të ngjashme me Policinë

11:14 / July 4, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1414
Screenshot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, pasi qarkullonte me një automjet tip “Audi” duke mbajtur me vete një armë zjarri pistoletë, 40 fishekë luftarakë dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Operacioni policor i koduar “Siguria” u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Policia kishte siguruar më herët informacione operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytet.

Si rezultat i ndërhyrjes në lagjen “Lef Sallata”, u bë i mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Audi”, u sekuestruan si prova materiale një armë zjarri pistoletë, dy krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio e ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

32vjecari arrestohet Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.