Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia e Shtetit nderon Dëshmorin Enea Mekolli, familjes i dorëzohet medalja e mirënjohjes dhe ndihma financiare

11:23 / July 4, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1783156324 sknderhita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i dorëzoi familjes së Dëshmorit të Atdheut medaljen e mirënjohjes, akorduar Inspektorit Enea Mekolli pas aktit të tij sublim në krye të detyrës.

Me rastin e ditëlindjes së djalit të Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, zhvilloi një vizitë në familjen Mekolli.

“E di që asnjë fjalë dhe asnjë mbështetje nuk mund ta zëvendësojë Enean. Unë nuk jua kthej dot Enean tonë, por dua t’ju siguroj se nuk do të jeni kurrë vetëm. Unë, Policia e Shtetit, çdo punonjës policie, Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare do të jemi gjithmonë pranë jush, për t’ju mbështetur në çdo nevojë dhe në çdo moment.”

Djali i Eneas mbushi një vjeç, një ditëlindje e shoqëruar me dhimbje për mungesën e të atit, por edhe me krenari për trashëgiminë që ai ka lënë.

Djali i Dëshmorit tashmë ka statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” dhe deri në përfundimin e arsimit të lartë do të përfitojë pagën e plotë të Eneas, arsim dhe shërbim shëndetësor falas, si dhe të gjitha të drejtat e tjera që parashikon ligji.

“I urojmë jetë të gjatë, shëndet dhe mbarësi këtij engjëlli. Urojmë që të rritet me krenarinë se babai i tij dha jetën në shërbim të atdheut dhe të qytetarëve”, tha Hita.

Drejtori i Përgjithshëm i dorëzoi familjes dokumentacionin që njeh djalin e Dëshmorit me statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, medaljen e mirënjohjes të akorduar Inspektorit Enea Mekolli për aktin sublim në krye të detyrës, si dhe çekun simbolik me vlerën 7 milionë lekë të rinj (shumë e transferuar në llogarinë bankare), kontribut i punonjësve të Policisë së Shtetit në shenjë solidariteti për familjen e Dëshmorit.

“Ky është një kontribut i mbledhur me zemër nga punonjësit e Policisë së Shtetit, si një shenjë respekti, mirënjohjeje dhe solidariteti për sakrificën sublime të Eneas, si dhe mbështetje për familjen e Dëshmorit të Atdheut.

Ne kemi detyrimin moral dhe institucional të kujdesemi për familjen e tij dhe këtë detyrim do ta përmbushim me përgjegjësi dhe përkushtim.

Ju humbët djalin tuaj, ne humbëm një koleg, një mik dhe një punonjës policie shembullor. Por emri dhe sakrifica e Eneas nuk do të harrohen kurrë. Ne do të qëndrojmë pranë jush, ndërsa kujtimi i tij do të jetojë përherë në zemrat tona, në historinë e Policisë së Shtetit dhe në nderimin e gjithë shqiptarëve”, shtoi Hita.

Familjarët e Dëshmorit, mes dhimbjes dhe krenarisë, falënderuan Hitën për mbështetjen e vazhdueshme që nga dita kur Enea ra Dëshmor i Atdheut në krye të detyrës.

Ata shprehën mirënjohjen edhe për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit për solidaritetin dhe kontributin e dhënë në mbështetje të familjes së tyre.

deshmorin medalje nderon Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Librazhd/ Një gur bie mbi makinën në lëvizje dhe i merr jetën 42-vjeçarit

08:38 / July 4, 2026

Arrestohet në një resort në Dhërmi Granit Pepnika, zhvati 50 milionë euro nëpërmjet Call Center

15:55 / July 3, 2026

Drogë në tokën shtetërore/ Divjakë, sekuestrohen 44 kilogramë kanabis, tre të proceduar

11:34 / July 3, 2026

“Pastruan 30 mln euro”, SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës! Në gjykim 12 persona

20:57 / July 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.