Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Hapet Shkolla e Pilotëve në Rinas, Rama zbulon projektin me Izraelin për Forcat Speciale

13:40 / July 3, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 52 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rinas, 3 korrik 2026 – Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishin sot të pranishëm në hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit.

Një hap i rëndësishëm ky për modernizimin e Forcës Ajrore Shqiptare, investimin në njerëz, teknologji dhe përgatitjen e pilotëve apo kontrollorëve të fluturimit sipas standardeve të NATO-s.

“Synojmë të ndërtojmë kapacitete afatgjata, njerëzore e teknologjike që do t’i shërbejnë vendit për shumë vite”, deklaroi administratori i KAYO sh.a, Ardi Veliu.

“Shkolla është një ndërthurje e kapitalit njerëzor, teknologjisë moderne dhe vlerave ndërkombëtare. Falë vizionit dhe këmbënguljes së kryeministrit, Forcat e Armatosura po transformohen. Do shtohen kapacitetet e trajnimit”, u shpreh më tej ministri Nufi.

“Pas akuzave për falimentim, ja ku jemi sot, Shkolla çel dyert e saj!”, tha kreu i qeverisë, duke falenderuar partnerët që janë pjesë e këtij projekti ambicioz.

“Dua të falenderoj, nuk e kam bërë më parë, por sot dua ta bëj. Kayo ka marrë formë të plotë me një sërë partneritetesh, dua të falenderoj zotin Veliu, stafin e Ministrisë së Mbrojtjes, shefin e Shtabit, gjeneral Kingjin për përkushtimin mbresëlënës. Për vullnetin dhe mbi të gjitha ambicien e tij në udhëheqjen e një procesi transformues, që jo shumë larg, por një dekadë më parë ishte lënë në mëshirë të fatit”, shtoi Rama.

“E kemi nisur këtë përpjekje me një vështirësi të jashtëzakonshme për të afruar të rinjtë, por sot është gjithnjë e më e vështirë të zgjedhësh mes shumë kandidaturave që vijnë. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish. Shkolla është e hapur për të stërvitur dhe certifikuar edhe pilotë të NATO-s në rajonin tonë.

Ministri jonë do kërkojë nga homologu i Kosovës nëse ka interes për të stërvitur pilotët e Kosovës. E njëjta gjë edhe për dy vendet e tjera fqinje, anëtare të NATO-s”, nënvizoi numri një i kabinetit, duke specifikuar se Forcat tona Ajrore janë më të mirëpaguarat në rajon.

“Dua t’i siguroj Forcat Detare se buzëqeshja e tyre do të shtrihet më tutje me ndërtimin e anijeve që janë planifikuar dhe buxhetuar tanimë në Pashaliman. Ndërkohë, do të sigurojmë edhe të ardhura dhe do vazhdojmë të ndërtojmë anije luftarake të asaj tipologjie, së bashku me partnerë europianë, për t’i eksportuar ato te vendet aleatë që janë në nevojë për ato lloj anijesh”, paralajmëroi ai.  

“Një numër tjetër helikopterësh Black Hawk do t’i shtohet Forcës Ajrore”, njoftoi Rama sa i takon sezonit veror, ku gatishmëria për të përballuar zjarret duhet të jetë e lartë.

“Dua të them se ky është njëri hap, hapi tjetër është Shkolla Kombëtare e Forcave Speciale! Përsëri me partnerët tanë, ne jemi në diskutime, për të sjellë këtu një nga ekselencat botërore të stërvitjes, të trajnimit dhe certifikimit të Forcave Speciale nga Izraeli. Do të jetë një shkollë e hapur edhe për të tjerët, do të mirëpresë padiskutim vendet aleate të rajonit, duke filluar nga Kosova…”, bëri me dije ai.

 “Së shpejti do të ritakohemi prapë me Shefin e Shtabit për të hapur dyert e një tjetër investimi të përbashkët, të Kayo-s me partnerë për dronet që do të ndërtohen dhe do të eksportohen nga Republika e Shqipërisë”, përfundoi kryeministri i vendit.

Hapet piloteve rinas SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrëveshje  të re për kontrolle të përbashkëta kufitare, Protokoll i ri për lehtësimin e tregtisë dhe lëvizjes

16:11 / July 3, 2026

Tiranë-Prishtinë, marrëveshje për tregun e punës (Ja kush përfiton)

15:45 / July 3, 2026

Lamallari pas protestës në bulevard: Dhuna nisi ndaj policisë, Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në mënyrë profesionale

12:37 / July 3, 2026

“Kadastra s’do të jetë më makth”, Rama: AI do të menaxhojë prokurimet publike, do t’i japë fund problemeve me tenderat

12:26 / July 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.