Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndezi zjarr në tokën e babait për të djegur barishtet në Drizë të Fierit, arrestohet 20-vjeçari, u evakuuan 12 familje

10:15 / July 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarr sd 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 20-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pasi dyshohet se është autori i zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu fshatin Drizë dhe zonat përreth, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikuar banesat e dhjetëra banorëve.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë shtetasi N. J., banues në Drizë. Ai dyshohet se më 5 korrik ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të babait të tij për të djegur disa barishte, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit, shërbimet e Policisë evakuuan 12 familje, banesat e të cilave u kërcënuan nga flakët.

“Ndezi zjarr në tokën në pronësi të babait të tij, në fshatin Drizë, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në territorin e disa fshatrave, reagimi në kohë i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në fshatin Drizë, Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin N. J., 20 vjeç, banues në Drizë.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 05.07.2026, në tokën në pronësi të babait të tij, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe në fshatin Drizë dhe në fshatrat përreth, ku u shkaktuan dëme materiale.

Shërbimet e Policisë evakuuan 12 familje, banesat e të cilave u rrezikuan nga përhapja e flakëve.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë, shërbimeve zjarrfikëse, grupeve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, u bë e mundur shuarja e flakëve, pa pasoja për jetën e qytetarëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

12 familje evauukuan Fier Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sarandë/ Shkelën perimetrin e sigurisë dhe rrezikuan jetën e pushuesve, gjobiten me nga 500 mijë lekë të rinjtë! Bllokohen dhe 2 Jet Ski

11:07 / July 6, 2026

Trump zhvillon një telefonatë 90-minutëshe me Putinin, lufta në Ukrainë dhe samiti i NATO-s në qendër të diskutimeve

10:47 / July 6, 2026

Dosja “Partizani”, sot seanca gjyqësore: Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa pritet të dëshmojë

10:38 / July 6, 2026

Sali Berisha paraqitet në SPAK,  zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, mbështetësit e presin në hyrje të godinës

10:29 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.