Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjyqi i Veliajt/ Ajola Xoxa: Jam me leje lindje, të pezullohet procesi për 63 ditë

11:48 / July 7, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj ajola xoxa 1024x578 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot mbahet në GJKKO, seanca e gjyqit në themel ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë që do të gjykohen me proces normal. Kryebashkiaku i Tiranës nuk është paraqitur sërish në seancë, pasi refuzon kafazin e qelqtë.

Mësohet se Veliaj ka dërguar një deklaratë përpara gjykatës. Ai ka thënë se dëshiron që të përfaqësohet në proces nga avokati i tij, Plarent Ndreca. “Kam marrë dijeni për seancën gjyqësore. Dëshiroj të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca”, ka thënë kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa nuk është e pranishme në GJKKO. Edhe ajo përfaqësohet nga avokati.

Ajola Xoxa kërkon pezullimin e shqyrtimit gjyqësor, pasi është me leje lindje

Ajola Xoxa ka kërkuar pezullimin e shqyrtimit gjyqësor për 63 ditë, duke thënë se është me leje lindje. Avokati i Xoxës ka thënë në seancë se klientja që ai mbron ka lindur më 29 qershor me prerje cezariane dhe se nuk mundet të komunikojë lirshëm as me të vetë. Ndaj, avokati kërkon pezullim të procesit.

SPAK ktheu përgjigjen, duke thënë se Kodi i Procedurës Penale nuk e njeh pezullimin për këto shkaqe. Po ashtu, Prokuroria e Sipas SPAK, seanca ka nisur në shtator dhe e pandehura Xoxa nuk është paraqitur në asnjë seancë.

Prokuroria e Posaçme argumentoi se nëse gjykata e çmon të arsyeshme, atëherë duhet të ndajë çështjen e Xoxës nga të pandehurit e tjerë.

Menjëherë pas kësaj, foli avokati i Ajola Xoxës. Këmbënguli në pezullimin e gjykimit. “Presim që gjykata të shprehet. Vetë dispozita e lejon pezullimin e gjykimit. Ka mjaft raste për shembull kur caktohet një ekspert apo kur i pandehuri ka probleme shëndetësore dhe mund të pezullohet shqyrtimi gjyqësor. Në rastin e nënës që ka lindur me prerje cezariane, derisa ajo është me raport mjekësor, si për çdo nënë që lind kështu, ligji e kërkon që të shtyhet seanca dhe të pezullohet gjykimi. Nëse gjykata mendon ta ndajë çështjen nga të tjerët, mendojmë se do të ketë ekonomi gjyqësore”, tha avokati i Ajola Xoxës, Maks Haxhia.

Shtoi se pala mbrojtëse kërkon pezullim të procesit gjyqësor, derisa të mbarojë leja e lindjes për bashkëshorten e Veliajt.

Më herët, gjykata i ka refuzuar Veliajt këkesën për transmetim live të seancës gjyqësore. Po ashtu, është rrëzuar edhe kërkesa për të mos qenë në kafazin e xhamtë.

Prokurori i çështjes Ols Dado ka argumentuar se qëndrimi në kafaz nuk përbën trajtim poshtërues. Sipas tij, qëndrimi në të është një masë e domosdoshme për të garantuar një proces të sigurt.

Kujtojmë se Prokuroria ka ngritur 13 akuza ndaj Erion Veliajt, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg. Sipas SPAK, shumica e akuzave lidhen me marrje të përfitimeve të paligjshme në 9 raste, ku kompanitë e përfshira kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë, në këmbim të favoreve monetare dhe pasurive të paluajtshme.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, si dhe për fshehje të të ardhurave, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Personat e tjerë të akuzuar përfshijnë biznesmenë të ndryshëm, të cilët sipas prokurorisë kanë kryer korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë, si dhe fshehje dhe pastrim të të ardhurave të paligjshme.

Gjyqi pezullohet veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama dhe bashkëshortja e tij nisen për në Ankara për Samitin e NATO-s

12:23 / July 7, 2026

Dhunoi të miturën dhe më pas të ëmën, arrestohet 15-vjeçarja në Fier, i shkaktoi lëndime fizike

11:56 / July 7, 2026

Samiti i NATO-s në Ankara: Shqipëria pritet të firmos si vend themelues marrëveshjen për krijimin e Bankës së Mbrojtjes

11:29 / July 7, 2026

Spital ekselence në Tiranë/ Rama: Kapitull i ri për shëndetësinë, do trajtohen sëmundjet e komplikuara

11:15 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.