Author: tirana

Kjo e mërkurë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend. Sipas parashikimeve, përgjatë vijës bregdetare moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet zhvillim i vranësirave gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në orët e pasdites parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët përgjatë zonave malore. Ndërkohë, në rajonin e Alpeve priten shtrëngata afatshkurtra shiu. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi drejt jugperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në disa momente, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj mund të arrijë deri…

Read More

Dashi – Një ditë e favorshme për të marrë iniciativa të reja dhe për të vendosur qartë prioritetet. Në punë mund të shfaqen mundësi për të treguar aftësitë tuaja, ndërsa në marrëdhënie këshillohet më shumë durim dhe komunikim i hapur. Demi – Sot mund të ndiheni më të përqendruar te stabiliteti dhe çështjet praktike. Është një moment i mirë për të rishikuar planet financiare dhe për të forcuar marrëdhëniet me njerëzit e afërt. Binjakët – Energjia e ditës ju nxit drejt komunikimit dhe shkëmbimit të ideve. Mund të keni biseda të rëndësishme që sjellin mundësi të reja, por tregoni kujdes me vendimet e nxituara. Gaforrja – Kjo ditë…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar këtë të martë operacionin e koduar “Basti i Fundit”, në kuadër të goditjes së aktivitetit të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive. Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë ushtruar në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit me iniciale A.S., në zonën e njohur si “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës. Operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga strukturat e Inteligjencës Operative të AMP-së. Gjatë kontrollit, u sekuestruan katër pajisje kompjuterike, katër monitorë, si dhe pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të cilat dyshohet se përdoreshin për…

Read More

Nga Ankaraja, ku po mbahet samiti i NATO-s, president ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që vendi i tij të anëtarësohet në aleancën ushtarake. “Ne tashmë e shohim njëri-tjetrin si partnerë të besueshëm dhe do të ishte më se e natyrshme të bëheshim pjesë e një komuniteti të përbashkët sigurie”, tha ai në samitin e NATO-s. “Fakti është se ne do të mbetemi pranë burimit të problemit Rusisë për një kohë të gjatë. Ukraina në NATO është një burim i aftësive të jashtëzakonshme mbrojtëse”, shtoi Zelensky. Zelensky ka përmendur rëndësinë e sistemit amerikan të mbrojtjes nga raketat Patriot gjatë fjalimit të tij.…

Read More

Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua disa javë më parë nga Partia Socialiste dhe vijon mandatin si deputete e pavarur, thotë se është bërë objekt i një fushate të organizuar sulmesh në rrjetet sociale. Përmes një reagimi publik, Koçeku deklaron se prej disa ditësh përballet me profile të rreme që i kërkojnë të dorëzojë mandatin, por thekson se nuk ka ndërmend të tërhiqet. “Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me një ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin. Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam…

Read More

Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim 4 shtetas spanjollë të akuzuar për veprën penale Pastrim Parash në kuadër të grupit te strukturuar kriminal. Sipas hetimeve ka rezultuar se këta shtetas kishin krijuar kompani fiktive me qellim pastrimin e parave. Një pjesë e fondeve janë përdorur për blerjen e dy pasurive të paluajtshme në zonën e Dhërmiut, me sipërfaqe totale 23.16 hektarë, kundrejt vlerës 1,621,200 euro. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.136 të vitit 2024, në ngarkim të…

Read More

Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve. Komisioni u kryesua nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së Haki Çako dhe nga përfaqësues të strukturave që kanë përgjegjësi në fushën e mbrojtjes civile. Gjeneral brigade Razije Mehmeti, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Cara, drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Skënder Brataj, drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, si dhe Dhimitraq Ziu, drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në DPPSH, folën mbi gatishmërinë për mbështetje tokësore dhe ajrore, kapacitetet logjistike dhe…

Read More

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve tregtare që kanë detyrimin ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore për vitin ushtrimor 2025, t’i dorëzojnë ato brenda afatit të përcaktuar, më 31 korrik 2026. Sipas njoftimit, depozitimi i pasqyrave financiare kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin “Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)”. QKB rikujton se mosdorëzimi i pasqyrave financiare brenda afatit ligjor sjell pasoja administrative, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9723, datë 3 maj 2007, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”,…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar gjatë një konference për mediat disa pamje nga ambientet e brendshme të Kryeministrisë, ku sipas tij po kryhen punime rikonstruksioni dhe lyerjeje. Berisha kritikoi ashpër ndërhyrjet në hollin e godinës, duke pretenduar se për këto punime po shpenzohen qindra mijëra euro dhe duke vënë në diskutim zgjedhjen e ngjyrave të përdorura. “Së dyti, dua t’ju informoj se qindra mijëra euro po shpenzohen nëpër korridoret. Ju lutem shihni pak këtu çfarë po ndodh brenda ndërtesës së Kryeministrisë. Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në Kryeministri”, deklaroi Berisha. Ai shtoi se, sipas vlerësimit…

Read More

Policia e Shtetit ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht shtatë të tjerë në lidhje me sulmin ndaj Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë, gjatë protestës së zhvilluar më 4 korrik. Ndërkohë, katër persona janë shpallur në kërkim. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë identifikuar gjithsej 12 persona të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunshme ndaj efektivëve të policisë dhe godinës së komisariatit. Në kuadër të veprimeve procedurale, është ndaluar me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç. Gjithashtu, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht shtetasit…

Read More

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministri i Kulturës Blendi Gonxhja kreu inspektim sot në 7 korrik në stadiumin e koncertit të madh të Kanye West që po bëhet gati për të mikpritur të shtunën, në 11 korrik, spektatorë nga 80 shtete. Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja tha se nuk po punohet vetëm për një event, por punohet edhe për infrastrukturë më të mirë për zonën. Gonxhja deklaroi se Shqipëria hynë në një nivel krejt tjetër. “Ky stadium sjell dhe një zhvillim për zonën, pasi kemi ndërhyrë edhe në infrastrukturë. Shqipëria po ashtu ka hyrë në një tjetër fazë, duke organizuar…

Read More

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, e ka cilësuar antikushtetues vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj klientit të tij. Pas përfundimit të seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Ndreca deklaroi se mbrojtja ka ankimuar të gjitha vendimet që lidhen me pezullimin e afateve të paraburgimit dhe se çështja do të ndiqet deri në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. “Kemi ankimuar të gjitha vendimet që ka marrë gjykata për pezullimin e afateve të paraburgimit. Sigurisht, është një procedurë krejtësisht antikushtetuese. Një ndër kërkesat tashmë e kemi…

Read More