Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spital ekselence në Tiranë/ Rama: Kapitull i ri për shëndetësinë, do trajtohen sëmundjet e komplikuara

11:15 / July 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 131 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana do të jetë destinacioni i ri shëndetësor në Ballkanin Perëndimor me hapjen e spitalit të ekselencës europiane “Health Hub Hospital” (HHH), një investim i Grupit San Donato.

Në prezantimin e këtij projekti, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky spital do të kurojë sëmundje të komplikuara, duke u ofruar shqiptarëve një alternativë cilësore brenda vendit.

Punimet parashikohet të përfundojnë në fund të vjeshtës së vitit 2028, falë një bashkëpunimi të ngushtë që dëshmon marrëdhëniet e përsosura italo-shqiptare.

“Ndërtimi i një spitali ekselence italiane këtu në Tiranë, për t’i dhënë mundësi të tjera atyre që kërkojnë mundësi të tjera në Itali dhe Turqi. Ky spital ekselence do të kurojë edhe sëmundjet e komplikuara. Dua të falënderoj të gjithë ekipin e grupit që është kujdesur për projektin. Jam i sigurt që punimet do të jenë të përsosura. Kemi caktuar me inxhinierin një datë. Gjithçka mund të jetë gati në fund të vjeshtës 2028. Ky është një parashikim italo-shqiptar, pa shtysën arabe që mund t’i bëjë gjërat më shpejt. Marrëdhëniet italo-shqiptare kanë qenë gjithnjë të përsosura dhe nuk janë ndikuar nga çështjet politike. Këtu dua të falënderoj ambasadorin.”

Kreu i qeverisë theksoi se ky është një hap madhor për sektorin e shëndetësisë, i cili synon të garantojë standarde dhe cilësi të lartë shërbimi. Përveç trajtimit të pacientëve, spitali do të shërbejë edhe si një qendër ekselence që krijon kushte europiane pune për mjekët dhe infermierët shqiptarë.

“Ky është një projekt konkret që sot po e shënojmë dhe po e konkretizojmë së bashku. Jemi në një hap shumë të rëndësishëm për sektorin tonë shëndetësor. E nisëm me një infrastrukturë jashtë çdo standardi dhe kemi bërë shumë për të nxitur më tepër zhvillimin, standardet. Kemi ende shumë punë për të bërë, për të mos garantuar vetëm një bazë, por edhe një cilësi shërbimi. Nuk do të jetë vetëm spital ekselence që vjen nga jashtë, por do të jetë një spital ku ekselenca krijon kushtet për mjekët dhe infermierët shqiptarë në një realitet të ekselencës europiane. Dua ta mbyll duke falënderuar të gjithë mjekët dhe personelin tonë mjekësor. Është një sektor që duhet të ketë atë që duhet të ketë për të qenë në lartësinë e qytetarëve dhe atë po përpiqemi që të bëjmë sot.”

ekselence semundje Shendetesi SPITAL
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunoi të miturën dhe më pas të ëmën, arrestohet 15-vjeçarja në Fier, i shkaktoi lëndime fizike

11:56 / July 7, 2026

Gjyqi i Veliajt/ Ajola Xoxa: Jam me leje lindje, të pezullohet procesi për 63 ditë

11:48 / July 7, 2026

Samiti i NATO-s në Ankara: Shqipëria pritet të firmos si vend themelues marrëveshjen për krijimin e Bankës së Mbrojtjes

11:29 / July 7, 2026

Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Është masa e fundit që jepet, duhet të shqyrtohen më parë masat më pak rënduese

11:21 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.