Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore! Paralajmëron kontrolle të shtuara

11:36 / July 8, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashnor sula sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Siguria ushqimore, ndotja mjedisore nga industria e naftës dhe përdorimi i pesticideve në bujqësi do të jenë prioritetet kryesore të kontrolleve që do të zhvillojnë inspektoratet në qarkun e Fierit gjatë muajve në vijim. Këtë e bëri të ditur Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, gjatë një takimi me drejtuesit dhe trupën inspektuese të institucioneve rajonale.

Sula theksoi se intensifikimi i kontrolleve vjen në një periudhë kur vendi ndodhet në kulmin e sezonit turistik, ndaj garantimi i cilësisë së produkteve ushqimore dhe mbrojtja e mjedisit janë çështje me rëndësi të veçantë si për qytetarët, ashtu edhe për turistët.

Kryeinspektori u ndal veçanërisht te sektori i bulmetit, duke kujtuar se Fieri është një nga qarqet më të rëndësishme në vend për prodhimin e qumështit dhe përpunimin e produkteve të tij. Ai paralajmëroi se subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore do t’i nënshtrohen kontrolleve më të shpeshta dhe më rigoroze, me synimin për të garantuar standardet e sigurisë ushqimore.

Një tjetër fokus i kontrolleve do të jetë ndotja mjedisore e shkaktuar nga subjektet që operojnë në industrinë e naftës. Sula pranoi se kjo ka qenë prej vitesh një nga shqetësimet kryesore të banorëve të Fierit dhe kërkoi që inspektorët të jenë të pakompromis ndaj çdo shkeljeje të legjislacionit mjedisor.

“Do të hartohet një plan konkret pune që brenda tre muajve të adresojë këtë problematikë. Nuk do të ketë tolerancë për subjektet që ndotin mjedisin dhe nuk respektojnë ligjin”, deklaroi ai.

Sula ngriti gjithashtu shqetësimin për përdorimin e pesticideve në bujqësi, duke kujtuar se qarku i Fierit është një nga zonat kryesore prodhuese të vendit për fruta dhe perime. Ai kërkoi kontrolle të befasishme dhe të vazhdueshme për tregtimin dhe përdorimin e pesticideve, në mënyrë që produktet bujqësore të përmbushin standardet e sigurisë për konsumatorët.

Sipas tij, kontrollet do të përfshijnë si subjektet tregtare që importojnë dhe shesin pesticide, ashtu edhe fermerët që i përdorin ato në prodhim.

Gjatë takimit, Kryeinspektori njoftoi edhe riorganizimin e sistemit të inspektimeve në nivel kombëtar. Ai shpjegoi se disa struktura do të bashkohen për të shmangur mbivendosjen e kontrolleve dhe për të rritur efikasitetin në terren.

Në kuadër të këtij riorganizimi, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të bashkëpunojë me strukturat e mjedisit dhe pyjeve, ndërsa Autoritetit Kombëtar të Ushqimit do t’i bashkohen edhe shërbimet veterinare dhe ato të mbrojtjes së bimëve. Sipas Sulës, ky model i ri do të krijojë një trupë të vetme kontrolli, duke reduktuar burokracitë dhe duke rritur efektivitetin e inspektimeve.

Kryeinspektori garantoi se procesi i reformimit të inspektorateve do të përfundojë deri në fund të vitit dhe synon krijimin e një sistemi më të koordinuar, më transparent dhe më efikas në mbrojtje të interesit publik.

kontrolle kryeinspektori sula ushqimore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletet e Ramës tërheqin vëmendjen e Mark Rutte, ja si reagon Donald Trump

12:38 / July 8, 2026

Beqiri: Albin Kurti i dha mbështetje Berishës, protesta u përdor për interesa politike

12:02 / July 8, 2026

Rama: Financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West mbron imazhin e Shqipërisë dhe sjell mbi 100 milionë euro në ekonomi

10:28 / July 8, 2026

Pas vendimit të Kushtetueses, avokati i Veliajt kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë

10:21 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.