Shefi i arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina ka ndërhyrë pas debatit për vendimet e arbitrit Letexier në sfidën mes Argjentinës dhe Egjiptit. Skuadra afrikane pretendoi se VAR ishte përdorur në favor të kundërshtarit dhe në dëmin e tyre. Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s Collina thotë se vendimet me ndihmën e sistemit VAR janë marrë të sakta. “Shkelja e këmbës së kundërshtarit është një faull, ndërsa një mbrojtës që prek topin i pari dhe më pas bën kontakt normal me topin nuk ka kryer një faull. Përsëri, një shembull i kësaj erdhi në fund të së njëjtës ndeshje.…
Author: tirana
Një vatër zjarri është regjistruar rreth mesditës së sotme në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Vlorës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në zona të tjera. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Shkaqet e plota të rënies së zjarrit pritet të përcaktohen nga hetimet e autoriteteve kompetente. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të partive opozitare, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i ekzekutivit, Arlind Manxhuka. Por, Manxhuka nuk tregoi për datën se kur Kurti do të takohej me krerët e tjerë partiakë. Letra e Kurtit drejtuar kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Aleancës, Adrian Gjini vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit. Radio Evropa e Lirë ka pyetur…
Një polic është pezulluar në Fier, pasi dyshohet se ka shkelur rregulloren, duke pasur marrëdhënie me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren, ngjarje e bërë publike pak ditë më parë. Ky lajm u njoftua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili tha se “polici ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer veprimin e kundraligjshëm” “Oficeri i policisë që është i përfshirë në ngjarjen e Fierit, ky nuk është i evidentuar se se ka nxjerrë videon ose e ka bërë publike për mediat, por pezullim i tij është urdhëruar për shkeljen e standardeve dhe cënimin…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Ankara për Samitin e 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s. Takimi mes dy liderëve u zhvillua në Kompleksin Presidencial të Turqisë, nën mikpritjen e autoriteteve turke gjatë samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë turq, mes tyre ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, nënkryetari dhe zëdhënësi i Partisë AK, Omer Çelik, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalin, drejtori i…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka sqaruar gjatë konferencës për media ngjarjen e ndodhur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku tre zyrtarë të koalicionit VLEN nuk hynë në territorin shqiptar. Sipas Hitës, në kufi janë paraqitur katër shtetas me qëllim për të hyrë në Shqipëri. Tre prej tyre ishin të pajisur me pasaporta diplomatike dhe nuk kishin asnjë pengesë ligjore për të vijuar udhëtimin, ndërsa personi i katërt nuk u lejua të hynte në territorin shqiptar për shkak të një pengese ligjore. “Policia e Shtetit dhe kufitare është garant i zbatimit të ligjit. Dje në…
Policia e Shtetit ka nisur një hetim për një fushatë të dyshuar të koordinuar në rrjetet sociale, që sipas autoriteteve synon dëmtimin e reputacionit online të bizneseve turistike në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, bëri të ditur se deri tani janë identifikuar mbi 10 mijë llogari me aktivitet të dyshimtë, të cilat po verifikohen nga strukturat e specializuara të hetimit të krimit kibernetik. Sipas tij, këto profile dyshohet se kanë publikuar në mënyrë masive komente dhe vlerësime negative ndaj bizneseve turistike, me qëllim krijimin e një perceptimi të rremë dhe dëmtimin artificial të imazhit të…
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje. Pas krimit, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e 64-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit.
Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët në mbledhjen e zhvilluar sot në Strasburg, pas mosmarrëveshjeve mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Drafti përfundimtar i propozuar nga Sekretariati i Komitetit mori mbështetjen e socialistëve dhe eurodeputetëve, por nuk u votua nga deputetët demokratë, duke bërë që dokumenti të mos kalojë si një qëndrim i përbashkët parlamentar. Në tekstin e dokumentit ishin përfshirë edhe rezoluta e Parlamentit Evropian dhe ajo e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas socialistëve, përfshirja e këtyre dokumenteve e bënte të…
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen Dërçin në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave. Ngjarja dyshohet se lidhet me një krim brenda familjes. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.
Berati vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend, duke tërhequr çdo ditë një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj që zgjedhin të zbulojnë trashëgiminë kulturore, arkitekturën karakteristike dhe mikpritjen e qytetit. Lagjja Kala mbetet pika më e frekuentuar nga turistët, ndërsa operatorët turistikë raportojnë fluks të lartë grupesh dhe rezervime të shtrira deri në fillim të muajit nëntor. “Zakonisht kemi shumë francezë, polakë, hungarezë, kemi italianë. Javët e fundit ka pasur shumë nga Europa Lindore”, thanë përfaqësuesit e guidave turistike. Sipas tyre, numri i vizitorëve ka vijuar të jetë i lartë gjatë muajit…
Në mbledhjen e 21-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, u diskutua deklarata e përbashkët mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë. Partia Demokratike, e përfaqësuar nga Gazment Bardhi, propozoi ndryshime që synonin heqjen e referencave për ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2027, si edhe vlerësimet për punën e SPAK. Zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino në një intervistë në “News Line” në ABC News u shpreh se procesi i integrimit po ecën me ritme të shpejta dhe se qasja e institucioneve europiane ndaj Shqipërisë mbetet pozitive. “Është për të ardhur keq që…