Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

S’ka rezolutë të përbashkët për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, PD voton kundër në Strasburg: Përplasen për amendamentet e integrimit

13:56 / July 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d9ff2e3b f067 40af b4d8 864a8f86858c sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët në mbledhjen e zhvilluar sot në Strasburg, pas mosmarrëveshjeve mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Drafti përfundimtar i propozuar nga Sekretariati i Komitetit mori mbështetjen e socialistëve dhe eurodeputetëve, por nuk u votua nga deputetët demokratë, duke bërë që dokumenti të mos kalojë si një qëndrim i përbashkët parlamentar.

Në tekstin e dokumentit ishin përfshirë edhe rezoluta e Parlamentit Evropian dhe ajo e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas socialistëve, përfshirja e këtyre dokumenteve e bënte të panevojshme paraqitjen e amendamenteve të tjera.

“Në këto kushte, përsëritja e përmbajtjes së këtyre dy rezolutave, duke hequr njëkohësisht pjesët që evidentojnë qartësisht ecurinë pozitive të Shqipërisë në këtë rrugëtim, nuk kishte as kuptim politik, as logjikë institucionale dhe as vlerë shtesë për tekstin e përbashkët. Është po ashtu e rëndësishme të theksohet se një numër amendamentesh të propozuara nga Partia Demokratike u mbështetën dhe u votuan edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, pikërisht në frymën konsensuale që duhet të karakterizojë një proces kaq të rëndësishëm sa anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaruan socialistët pas përfundimit të mbledhjes.

Sipas PS-së, deputetët socialistë votuan një pjesë të amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike, por kundërshtuan formulimet që, sipas tyre, nuk ruanin frymën e një dokumenti të përbashkët parlamentar.

“Deputetët e Partisë Socialiste votuan një pjesë të amendamenteve të Partisë Demokratike, me përjashtim te formulimeve që nuk pasqyronin frymën e një dokumenti të përbashkët parlamentar. Nuk mund të pranohej tentativa për të deformuar balancën e dokumentit, përmes përjashtimit të plotë të çdo reference që pasqyron progresin e njohur dhe të certifikuar nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë dhe njoftimin për përmbylljen e kapitujve të negociatave”, thuhet në deklaratën e socialistëve.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike argumentoi se votoi kundër pasi shumica socialiste refuzoi 30 amendamente të propozuara prej saj, të cilat sipas demokratëve lidhen me standardet kryesore të procesit të integrimit evropian.

Në deklaratën e grupit parlamentar të PD-së thuhet se amendamentet synonin forcimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike për zyrtarët e akuzuar, zbatimin e vendimeve të gjykatave, veçanërisht të Gjykatës Kushtetuese, si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

“Mazhoranca votoi kundër propozimeve që synonin intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike që u ofrohet zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, zbatimin e vendimeve të gjykatave, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies. Këto janë standarde themelore që Bashkimi Evropian i konsideron të domosdoshme për ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe për përparimin e procesit të integrimit”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Përplasja mes dy forcave politike la pa një dokument të përbashkët qëndrimin e Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, në një moment kur Shqipëria vijon procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

amendament perplasen PS-PD rezolute
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026

Hita sqaron ndalimin e zyrtarëve të VLEN në kufi: Njëri kishte pengesë ligjore, tre të tjerët u kthyen me vullnetin e tyre

14:31 / July 9, 2026

“Sulm kibernetik ndaj bizneseve”, Skënder Hita: Rrejt që synon dëmtimin e imazhit të vendit

14:05 / July 9, 2026

PD kundër integrimit dhe…SPAK/ Fino: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt BE, Brukseli ka qasje pozitive për negociatat

13:36 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.