Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pak orë përpara koncertit të Kanye West, duke e cilësuar organizimin e këtij eventi si një investim strategjik për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se stadiumi është gati për koncertin, i cili sipas tij do ta vendosë Shqipërinë në hartën globale të komunitetit të adhuruesve të muzikës, duke tërhequr mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe kritikave për koston e organizimit, e cila sipas disa vlerësimeve arrin në rreth 4 milionë euro. Ai theksoi se kjo shumë…
Author: tirana
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë, ku kanë mbetur të plagosur gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë mjetin pa leje drejtimi. Për shkaqe që janë ende nën hetim, ai ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë pësuar lëndime. Një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një vizitë pune në Lushnjë dhe Fier për të ndjekur nga afër zbatimin e skemës së kompensimit të fermerëve në masën 10% të TVSH-së për shitjet e produkteve bujqësore. Skema, e cila ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026, synon të mbështesë fermerët përmes lehtësimit të procedurave të aplikimit dhe rritjes së përfitimeve financiare. Gjatë vizitës, Malaj u ndal në serrën e familjes Bufazi në Krutje të Lushnjës, ku u njoh me aktivitetin e fermës dhe me procesin e aplikimit për përfitimin e…
Në kuadër të koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet më 11 korrik 2026 në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë të ditur planin e masave për qarkullimin rrugor, duke njoftuar kufizime të përkohshme të lëvizjes së automjeteve në disa akse kryesore të kryeqytetit. Sipas njoftimit, nga ora 07:00 deri në orën 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet. Po në të njëjtin interval kohor, do të ndalohet qarkullimi edhe në korsinë e daljes së autostradës…
Dashi – Energjia juaj do të jetë në nivele të larta dhe do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyrat e lëna pezull. Në dashuri, shmangni debatet e panevojshme dhe dëgjoni më shumë partnerin. Financat mbeten të qëndrueshme, por bëni kujdes me shpenzimet impulsive. Demi – Kjo e shtunë ju fton të ngadalësoni ritmin dhe të kujdeseni më shumë për veten. Një bisedë me një person të afërt mund t’ju japë qartësi për një çështje që ju ka shqetësuar. Në aspektin ekonomik, shmangni vendimet e nxituara. Binjakët – Do të jeni në qendër të vëmendjes falë komunikimit dhe humorit tuaj. Mund të merrni një lajm…
Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë territorin shqiptar përgjatë gjithë paradites, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe në vijim priten kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat e thella malore. Megjithatë, nuk priten reshje. Sipas MeteoAlb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të vazhdojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 37°C, vlera maksimale e cila do…
Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë ende në shqyrtim kërkesat e paraqitura nga Partia “Shqipëria Bëhet” dhe Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” për shfuqizimin e Aktit Normativ që parashikon financimin e pjesshëm të koncertit të Kanye West në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, në Gjykatën Kushtetuese janë depozituar dy kërkesa për shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 6 korrik 2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, si dhe për pezullimin e zbatimit të tij. Gjatë verifikimit paraprak, Gjykata konstatoi se të dyja kërkesat nuk ishin të plota dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacionin e…
Qeveria shqiptare ka miratuar një sërë vendimesh të reja në mbledhjen e zhvilluar më 9 korrik 2026, duke prekur fusha të ndryshme të administrimit publik, ekonomisë dhe zhvillimit rajonal. Vendimet e Këshillit të Ministrave përfshijnë miratimin e rregullave për komisionet këshillimore që lidhen me dhënien e titujve të nderit. Në fokus ishte edhe procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për drejtimin dhe anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik. Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte miratimi i marrëveshjes së zbatimit me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ për programin “Qendrat për migracion dhe zhvillim”. Qeveria përcaktoi gjithashtu kriteret dhe përfitimet për pushimet…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar një 57-vjeçar, i dyshuar si autor i një rasti zjarrvënieje që shkaktoi dëme materiale në pronën e fqinjit të tij. Sipas Policisë, në pranga është vënë shtetasi I. K., banues në fshatin Lumth, i cili një ditë më parë dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat. Flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në pronën e fqinjit, shtetasit A. A. Si pasojë e zjarrit u dogjën një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio, si edhe baza ushqimore për blegtorinë, duke shkaktuar dëme materiale. Gjatë…
Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë. Çifti u martua në një ceremoni private në mars të këtij viti. Princ Leka ka edhe një vajzë, Geraldinën, nga martesa e parë me aktoren Elia Zaharia. Martesa mes tyre u zgjidh zyrtarisht nga Gjykata e Tiranës më 25 prill të 2024, pas konflikteve të vazhdueshme dhe ndërprerjes së bashkëjetesës.
Prezantohet programi Rilindja Urbane 2.0Gjatë prezantimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te rëndësia jetike e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kreu i qeverisë bëri thirrje që ky proces të mos banalizohet, por të bëhet i prekshëm për të gjithë, posaçërisht për të rinjtë që do të trashëgojnë Shqipërinë europiane pas një dekade. “Ne po përgatisim edhe programin e ri të investimeve, për mbrojtjen lumore, për mbylljen e gjithë hartës së ujitjes. Ka akoma një pjesë që kërkon investime. Programi i ri për…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka kaluar nga sfidat bazike të shërbimeve publike në një fazë ku qytetarët kërkojnë standarde më të larta, duke e cilësuar këtë si një tregues të zhvillimit të shoqërisë. Gjatë prezantimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, Rama solli shembuj nga transporti publik dhe menaxhimi i mbetjeve për të ilustruar ndryshimin e pritshmërive të qytetarëve ndër vite. Sipas tij, para nisjes së programit të Rilindjes Urbane, transporti publik dominohej nga furgonët, ndërsa sot sfida nuk është më krijimi i linjave të autobusëve, por përmirësimi i cilësisë së shërbimit. “Transporti publik, dikur përpara Rilindjes Urbane, furgonët…