Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: Shoqëria nuk është bërë më negative, por më kërkuese, ka ardhur koha për një nivel tjetër të shërbimeve/Nga transporti, te menaxhimi i mbetjeve

12:22 / July 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1783676284 edirama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka kaluar nga sfidat bazike të shërbimeve publike në një fazë ku qytetarët kërkojnë standarde më të larta, duke e cilësuar këtë si një tregues të zhvillimit të shoqërisë.

Gjatë prezantimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, Rama solli shembuj nga transporti publik dhe menaxhimi i mbetjeve për të ilustruar ndryshimin e pritshmërive të qytetarëve ndër vite.

Sipas tij, para nisjes së programit të Rilindjes Urbane, transporti publik dominohej nga furgonët, ndërsa sot sfida nuk është më krijimi i linjave të autobusëve, por përmirësimi i cilësisë së shërbimit.

“Transporti publik, dikur përpara Rilindjes Urbane, furgonët ishin normaliteti. Lufta për t’i hequr furgonët ishte si një luftë për të luftuar COVID-in me grushte. Sot as nuk bëhet fjalë që ne të pretendojmë se njerëzit janë të kënaqur vetëm sepse ka linja dhe autobusë. Tashmë duhet një nivel tjetër,” u shpreh kryeministri.

Rama u ndal edhe te çështja e menaxhimit të mbetjeve, duke theksuar se edhe në këtë sektor prioritetet kanë ndryshuar.

“Dikur nuk ishte problem se si përpunoheshin mbetjet. Atëherë shqetësimi ishte se kur vinte makina e plehrave, që kalonte një herë në javë. Sot debati është se si përpunohen mbetjet,” tha ai.

Kryeministri foli edhe për perceptimin e qytetarëve ndaj institucioneve, duke theksuar se shoqëria shqiptare nuk është bërë më negative, por më kërkuese.

“Kush mendon se shoqëria është bërë më negative, nuk duhet të merret me politikë dhe as me punë që lidhen me shërbimin publik, sepse nuk përballon dot atë që e percepton si negativitet. Shoqëria është bërë më kërkuese, jo më negative. Mënyra se si i shpreh kërkesat është një temë tjetër,” deklaroi Rama.

Në përfundim, ai theksoi se rritja e cilësisë së shërbimeve publike është tashmë një domosdoshmëri për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe të ekonomisë së tregut.

“Duhet të kalojmë patjetër në një nivel tjetër. Kjo nuk është më vetëm një çështje shërbimesh, por një çështje ekzistenciale për shoqërinë demokratike, ekonominë e lirë të tregut dhe një vend që bazohet te sipërmarrja,” përfundoi kryeministri.

kerkuese Rama sherbime shoqeria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.