Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministri i Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

11:48 / July 11, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
67c1f955 8666 4294 86e8 1849b5f105f3 1024x682 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një vizitë pune në Lushnjë dhe Fier për të ndjekur nga afër zbatimin e skemës së kompensimit të fermerëve në masën 10% të TVSH-së për shitjet e produkteve bujqësore.

Skema, e cila ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026, synon të mbështesë fermerët përmes lehtësimit të procedurave të aplikimit dhe rritjes së përfitimeve financiare.

Gjatë vizitës, Malaj u ndal në serrën e familjes Bufazi në Krutje të Lushnjës, ku u njoh me aktivitetin e fermës dhe me procesin e aplikimit për përfitimin e kompensimit të TVSH-së. Punonjës të Administratës Tatimore asistuan fermerët në aplikim, ndërsa familja Bufazi, e cila kultivon rreth 3 hektarë me domate prej shtatë vitesh, pritet të përfitojë rreth 900 mijë lekë nga kjo skemë.

Ministri u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për përfitimin e kompensimit 10% të TVSH-së për shitjet e produkteve bujqësore dhe blegtorale, duke theksuar se masa synon të rrisë mbështetjen financiare, të nxisë formalizimin e sektorit dhe të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e prodhimit vendas.

“Duke filluar nga data 1 korrik, administrata tatimore ka filluar me kompensimin në masën 10% të TVSH-së për të gjitha produktet bujqësore ose blegtorale që shiten kundrejt faturave të rregullta te pikat e grumbullimit apo të përpunimit. Kjo është në linjë me politikat që ndjek qeveria për të mbështetur sektorin e bujqësisë, të cilin e konsiderojmë prioritar si për zhvillimin ekonomik, ashtu edhe për punësimin”, u shpreh Malaj.

Më pas, ministri zhvilloi një takim me fermerë në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Fier, ku u prezantuan procedurat e aplikimit dhe u ofrua asistencë praktike për fermerët që ende nuk kanë aplikuar.

Sipas Ministrisë së Financave, aplikimi kryhet përmes pesë hapave të thjeshtë në sistemin elektronik eFiling të Administratës Tatimore, ndërsa shërbimet e asistencës janë vënë në dispozicion në të gjithë vendin për të lehtësuar procesin.

Malaj sqaroi se procesi është dixhitalizuar maksimalisht për të shmangur paraqitjen fizike të fermerëve pranë administratës tatimore.

“Është një proces që mund të realizohet lehtësisht përmes sistemit eFiling, ku fermerët gjejnë të listuara të gjitha faturat e rregullta tatimore. Me një kërkesë të thjeshtë dhe duke vendosur numrin e llogarisë bankare, aplikimi përfundon dhe administrata tatimore vijon procedurat për rimbursimin e drejtpërdrejtë në llogarinë bankare”, tha ai.

Ministri u bëri gjithashtu thirrje pikave të grumbullimit dhe përpunimit që të lëshojnë faturat tatimore për të gjitha produktet e blera nga fermerët dhe blegtorët.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, interesi për këtë skemë pritet të jetë i lartë. Për periudhën janar-qershor 2026, vlera e shitjeve të produkteve bujqësore ka arritur në rreth 13.5 miliardë lekë, nga 11.5 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i prodhuesve bujqësorë që shesin te subjektet me përgjegjësi për TVSH është rritur në 9,501, ndërsa numri i blerësve me TVSH ka arritur në 616.

Administrata Tatimore vlerëson se, nëse të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret aplikojnë, vlera e kompensimit për periudhën janar-qershor 2026 do të arrijë në rreth 1.35 miliardë lekë, ose afro 13.8 milionë euro.

apel Bujqesi fermere malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërcënon Iranin: “Nëse më vrisni“, “1,000 raketa janë gati”, SHBA i vendos ultimatum për Ngushticën e Hormuzit

12:27 / July 11, 2026

Rama për koncertin e Kanye West: Nuk është shpenzim, por investim për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë

12:16 / July 11, 2026

Aksident i rëndë në Mirditë – 16-vjeçari merr makinën pa leje, plagosen 6 të mitur, mes tyre një 12-vjeçare

12:02 / July 11, 2026

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, policia njofton kufizime të trafikut: Rrugët që do të bllokohen më 11 korrik deri në 24:00

08:12 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.