Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vendimet e Këshillit të Ministrave, ekonomia malore, prokurimi publik dhe shpronësimet

16:16 / July 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryeministriaa 1024x627 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria shqiptare ka miratuar një sërë vendimesh të reja në mbledhjen e zhvilluar më 9 korrik 2026, duke prekur fusha të ndryshme të administrimit publik, ekonomisë dhe zhvillimit rajonal.

Vendimet e Këshillit të Ministrave përfshijnë miratimin e rregullave për komisionet këshillimore që lidhen me dhënien e titujve të nderit. Në fokus ishte edhe procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për drejtimin dhe anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte miratimi i marrëveshjes së zbatimit me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ për programin “Qendrat për migracion dhe zhvillim”. Qeveria përcaktoi gjithashtu kriteret dhe përfitimet për pushimet e tjera në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.

Në mbledhje u vendos edhe ndryshimi i administrimit të një pasurie shtetërore në Vlorë, e cila kalon nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës te Avokatura e Shtetit. Një tjetër vendim lidhet me miratimin e rregullave për verifikimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë dhe akreditimin e verifikuesve.

Këshilli i Ministrave miratoi edhe disa procese shpronësimi për projekte publike në Morinë dhe në Bashkinë Kavajë. Gjithashtu, disa zona në Bashkitë Fushë-Arrëz dhe Përrenjas u shpallën “Zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”.

Agjencia për Media dhe Informim ju njofton lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e qeverisë, datë 9 korrik 2026:

Këshilli i Ministrave vendosi:

-Miratimin e rregullave për përcaktimin e kritereve, të procedurave për përzgjedhjen e anëtarëve, funksionimin, si dhe mënyrën e ushtrimit të përgjegjësive të komisioneve këshillimore për titujt e nderit.

-Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të listës së kandidatëve të kualifikuar për kryetar dhe për 3 (tre) anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik.

-Miratimin e marrëveshjes së zbatimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbН, si përfaqësuese e qeverisë gjermane dhe agjenci zbatuese, për programin “Qendrat për migracion dhe zhvillim” (ZME).

-Përcaktimin e kritereve, të masës së përfitimit dhe llojeve të pushimeve të tjera, me apo pa pagesë, në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin.

-Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës te Avokatura e Shtetit, të pasurisë së paluajtshme nr.50/17-N, zona kadastrale 8605, Vlorë, sipas planimetrisë, me qëllim ushtrimin e aktivitetit, sipas fushës së veprimtarisë.

-Miratimin e rregullores “Mbi kushtet, kriteret dhe procedurat e verfikimit të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë të operatorit të instalimit, të operatorit të avionit e të subjektit të rregulluar dhe kushtet, kriteret e procedurat e akreditimit të verifikuesve”. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit për zbatimin e këtij vendimi.

-Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare (Pika doganore Morinë).

-Shpronësimin, për interes publik, të bashkëpronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i trotuareve, lagjja “Sheh””, Bashkia Kavajë.

-Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz.

-Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Përrenjas

Ekonomia keshilli ministrave vendime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026

Rama: Shoqëria nuk është bërë më negative, por më kërkuese, ka ardhur koha për një nivel tjetër të shërbimeve/Nga transporti, te menaxhimi i mbetjeve

12:22 / July 10, 2026

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026

Ibrahimaj për Rilindjen Urbane 2.0: Zhvillimi i qyteteve ka sjellë më shumë ekonomi

11:54 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.