Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Erdogan surprizon liderët e NATO-s me një dhuratë të pazakontë: Pistoleta me emrat e tyre dhe fishekë të vërtet

09:29 / July 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2026 07 08 195523
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhuratat simbolike për pjesëmarrësit në samitet e liderëve janë një traditë e zakonshme diplomatike, por zgjedhja e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për samitin e NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendje dhe ka ngjallur diskutime.

Sipas mediave evropiane, Erdogan u dhuroi secilit prej liderëve të Aleancës një pistoletë me emrin e tyre të gdhendur, të shoqëruar me një kuti që përmbante fishekë të vërtetë.

Detajet mbi dhuratën u bënë publike nga kryeministri britanik Keir Starmer gjatë udhëtimit të kthimit nga samiti. Ai bëri të ditur se nuk mundi ta merrte armën me vete në Mbretërinë e Bashkuar, pasi importimi i saj do të ishte i paligjshëm sipas legjislacionit britanik.

Si pasojë, pistoleta e destinuar për Starmer do të mbetet në Ankara dhe pritet të çaktivizohet, pavarësisht se presidenti Erdogan kishte siguruar një letër personale që hiqte kufizimet për eksportimin e armës nga Turqia.

Kryeministri britanik e cilësoi dhuratën si një zgjedhje të pazakontë nga presidenti turk. Deri më tani nuk dihet nëse edhe liderë të tjerë të NATO-s janë përballur me të njëjtat vështirësi për transportimin e armës në vendet e tyre.

Përveç pistoletës, të ftuarit morën edhe dhurata më tradicionale, mes tyre librin “Politika e guximit: Erdogan dhe ngritja e Turqisë”, një botim luksoz, si dhe një bllok shënimesh dhe një stilolaps të personalizuar me emrin e secilit lider.

dhurate Erdogan nato pistoleta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

10:29 / July 9, 2026

Samiti i ardhshëm i NATO-s dhe samuti që u prodhua në Tiranë për të

10:00 / July 9, 2026

BE miraton 206 milionë euro për Kosovën, Kurti: Fondet do të investohen në infrastrukturë dhe energji

09:42 / July 9, 2026

Samiti në Ankara: NATO rrit mbështetjen për Ukrainën me 140 miliardë euro

09:25 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.