Shqipëria do të mbetet nën mbizotërimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë afrikane, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në pothuajse të gjithë vendin, ku vlerat më të larta priten përkatësisht në qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që gjatë orëve të pasdites të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat lindore, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të rriten, duke u luhatur nga 14°C, temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës, deri në 36°C, vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi perëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.
