Shqipëria ka shënuar një tjetër progres në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke mbyllur tre kapituj negociues gjatë konferencave ndërqeveritare të zhvilluara në kuadër të presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së. Në fokus të konferencës ishin katër vende kandidate për anëtarësim: Shqipëria, Ukraina, Moldavia dhe Mali i Zi. Sipas një diplomati të Bashkimit Evropian, dy vende hapën blloqe të reja kapitujsh negociues, ndërsa dy të tjera përfunduan kapituj të rëndësishëm, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për procesin e zgjerimit të BE-së. Shqipëria mbylli Kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullin 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullin 30…
Author: tirana
Sulmet e Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike ruse kanë shkaktuar mungesa karburanti në disa rajone të Rusisë, duke rritur presionin ndaj Kremlinit. Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, deklaroi se edhe disa oligarkë rusë kanë nisur të shfaqin dyshime për vijimin e luftës në Ukrainë. Sipas tij, shumë prej atyre që më parë flisnin për një fitore të Rusisë, tashmë nuk besojnë më në këtë skenar. Deklaratat vijnë në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj rafinerive dhe objekteve të naftës në territorin rus. Sipas të dhënave të grupit analitik Rochan Consulting, që nga fillimi i vitit…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar vendimin e PD-së për të bojkotuar seancën plenare në Kuvend, duke e cilësuar atë si një favor ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji akuzoi Sali Berishën se po i vjen në ndihmë qeverisë, duke u sjellë, sipas tij, si “bashkëortak” i kryeministrit. Salianji u shpreh se në kushtet kur qytetarët janë ngritur në protestë dhe janë bërë publike akuza për korrupsion, opozita duhej të ishte e pranishme në Parlament për të ngritur zërin ndaj qeverisë. “Bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që mund t’i…
Bashkimi Evropian po përgatit masa të reja për të kufizuar qasjen e fëmijëve të vegjël në rrjetet sociale në të gjitha 27 vendet anëtare. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri të ditur të hënën se ka prezantuar një dokument të hartuar nga dy ekspertë, i cili rekomandon një qasje të shkallëzuar për përdorimin e platformave online nga të miturit. Sipas propozimit, fëmijët nën moshën 13 vjeç do të mund të përdorin rrjetet sociale vetëm për periudha të kufizuara kohore dhe nën mbikëqyrjen e prindërve, kujdestarëve ose mësuesve. Kufizimet do të lehtësohen gradualisht me rritjen e moshës së…
SPAK ka paraqitur kërkesat për dënim për Pirro Xhixhon, Fatime Kryemadhin dhe Ema Çokun, të pandehur në dosjen që lidhet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Për Pirro Xhixhon, i akuzuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg. Në rast të pranimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 3 vite burg. Sipas SPAK, duke marrë parasysh moshën e Xhixhos dhe faktin se ai nuk ka përfituar nga vepra penale, dënimi me burg të konvertohet në shërbim prove. Për Fatime Kryemadhin, e akuzuar për pastrim parash të…
Dy aeroplanë zjarrfikës janë dërguar me urgjencë në rajonin e Parisit për të luftuar një zjarr të madh që ka përfshirë pyllin Fontainebleau, në jug të kryeqytetit francez. Zjarri, i cilësuar nga autoritetet si “i fortë” dhe me “shkallë të jashtëzakonshme”, ka detyruar mbylljen e pjesshme të autostradës kryesore veri-jug të Francës, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut gjatë fundjavës së parë të madhe të pushimeve verore. Sipas autoriteteve, deri në orët e para të së hënës flakët kishin përfshirë rreth 800 hektarë dhe vijonin të përhapeshin në pyllin Fontainebleau, rreth 60 kilometra në juglindje të Parisit. Rajoni i Parisit po…
15 denoncime janë bërë deri tani nga pronarët e bizneseve pranë sektorit të Krimit Kibernetik në lidhje me review-t negative ndaj bizneseve të ndryshme. Policia ka identifikuar më shumë se 200 persona që dyshohet se kanë përdorur llogaritë e tyre të rregullta në rrjetet sociale për të publikuar ose shpërndarë vlerësime negative ndaj bizneseve. Të gjithë po verifikohen për të përcaktuar nëse kanë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe nëse veprimet e tyre përbëjnë elementë të veprave penale. Sipas burimeve, hetuesit po shqyrtojnë disa vepra të mundshme penale, mes tyre “manipulimi i çmimeve”, “përhapja e informacioneve të rreme”, “shpifja” dhe…
Franca dhe Gjermania kanë thirrur ambasadorët rusë në Paris dhe Berlin, pas akuzave se Moska ka zhvilluar një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe veprimesh hibride kundër disa vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ukrainës. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, bëri të ditur se Franca do të thërrasë ambasadorin rus në Paris në ditët në vijim, duke dënuar atë që e cilësoi si një fushatë kibernetike të organizuar nga shërbimi sekret rus FSB. “Do të dënojmë publikisht një fushatë të gjerë kibernetike të kryer nga Rusia kundër të paktën 10 vendeve evropiane”, deklaroi Barrot, duke shtuar se Parisi do të…
Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat gjatë një aktiviteti me litar në zonën e Urës së Vashës, në Klos. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, kur i riu dyshohet se përfundoi në një gropë thithëse të lumit, duke u marrë nga rrjedha e ujit. Pas disa ditësh operacione intensive kërkimi, palombarët arritën të lokalizonin dhe të nxirrnin trupin e pajetë të 33-vjeçarit, duke i dhënë fund operacionit të kërkimit.
Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët ndaj personave të përfshirë në hetimin për tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Durrësit. Gjyqtari i seancës vendosi vijimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për Shaqir Sheshin, Arianit Matajn dhe Besnik Xhafën, që dyshohen për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Po ashtu, gjykata la në fuqi masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Fiqeret Xhafës, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Me të njëjtën…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përfshi në një përplasje të fortë me deputetët e partive të vogla të opozitës gjatë seancës plenare, duke deklaruar se ata nuk kanë legjitimitetin për të folur në emër të qytetarëve. Duke iu drejtuar deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, Balla tha se ai nuk ka “asnjë të drejtë politike apo morale” të flasë në emër të popullit, pasi, sipas tij, nuk është zgjedhur drejtpërdrejt nga votuesit. “Ti s’ke asnjë të drejtë, as politike, as morale, të flasësh në emër të popullit, sepse në këtë sallë ka një shumicë të…
Kuvendi do të mblidhet sot, më 13 korrik, në seancë plenare, ku deputetët do të shqyrtojnë një sërë projekt-rezolutash që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore të vendit gjatë vitit 2025. Seanca do të nisë me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave 30 qershor dhe 2 korrik. Më pas, deputetët do të diskutojnë dhe votojnë projekt-rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Bankës së Shqipërisë, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), INSTAT-it, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP),…