Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla në Kuvend: Kur hyri Saliu, Gonja, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

11:26 / July 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1758011072 taulantballa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përfshi në një përplasje të fortë me deputetët e partive të vogla të opozitës gjatë seancës plenare, duke deklaruar se ata nuk kanë legjitimitetin për të folur në emër të qytetarëve.

Duke iu drejtuar deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, Balla tha se ai nuk ka “asnjë të drejtë politike apo morale” të flasë në emër të popullit, pasi, sipas tij, nuk është zgjedhur drejtpërdrejt nga votuesit.

“Ti s’ke asnjë të drejtë, as politike, as morale, të flasësh në emër të popullit, sepse në këtë sallë ka një shumicë të caktuar nga vota e një viti më parë. Ndërkohë që ti je thjesht dhe vetëm aksidentalisht në këtë sallë, sepse ke ardhur për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër. Ti ke ardhur hajdutçe në Parlament”, u shpreh Balla.

Duke komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, ai tha se në fillim ato kishin një kauzë të drejtë për mbrojtjen e mjedisit, por sipas tij më pas u politizuan.

“Protesta, kur nisi, ishte diçka e bukur. U nis në emër të disa kërkesave që lidhen me mjedisin. Por prej ditës së parë e kam thënë se kur hynë Saliu, Gonja, Qorri apo të tjerë, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat”, deklaroi ai.

Në fund të fjalës së tij, Balla hodhi akuza edhe ndaj deputetit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke kërkuar sqarime për shitjen e një apartamenti.

“Gone, sqaro si mund të shesë një njeri një apartament 151 metra katrorë për 15 milionë euro. Petët e byrekut po hapen. Flamingot janë një zog shumë i pastër dhe nuk rrinë me llumin, prandaj ikën nga ju. Llum”, deklaroi Balla.

balla kuvend Opozite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite vlerësimi i veprimtarisë së KQZ, Banka e Shqipërisë dhe ILDKPKI

11:20 / July 13, 2026

Rama niset drejt Parisit, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën me ftesë të Macron

09:57 / July 13, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, forcohen masat e sigurisë rreth Parlamentit

09:52 / July 13, 2026

Blendi Klosi: Protestës i dëgjojmë vetëm kërkesat qytetare! Marrëveshja jonë me shqiptarët integrimi në BE

14:39 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.