Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Franca dhe Gjermania thërrasin ambasadorët rusë, akuza të rënda për sulme kibernetike ndaj Europës dhe paralajmërim për sanksione të reja

12:49 / July 13, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5807 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franca dhe Gjermania kanë thirrur ambasadorët rusë në Paris dhe Berlin, pas akuzave se Moska ka zhvilluar një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe veprimesh hibride kundër disa vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, bëri të ditur se Franca do të thërrasë ambasadorin rus në Paris në ditët në vijim, duke dënuar atë që e cilësoi si një fushatë kibernetike të organizuar nga shërbimi sekret rus FSB.

“Do të dënojmë publikisht një fushatë të gjerë kibernetike të kryer nga Rusia kundër të paktën 10 vendeve evropiane”, deklaroi Barrot, duke shtuar se Parisi do të vendosë sanksione ndaj nëntë individëve dhe katër entiteteve të lidhura me këto sulme.

Në të njëjtën kohë, edhe Gjermania njoftoi se ka thirrur ambasadorin rus në Berlin për të kërkuar shpjegime mbi sulmet e dyshuara kibernetike. Ministria e Jashtme gjermane i cilësoi këto veprime si të papranueshme dhe paralajmëroi se do të pasohen nga masa të vendosura.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian po diskutojnë në Bruksel paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa tensionet mes Moskës dhe Perëndimit vijojnë të rriten.

europe FRANCA Gjermania sulme kibernetike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vala e të nxehtit në Francë, zjarri masiv përfshin pyllin pranë Parisit, digjen 800 hektarë

13:01 / July 13, 2026

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit, SHBA përdor për herë të parë edhe dronë detarë sulmues

09:46 / July 13, 2026

“Hamshahri” vendos Trumpin dhe udhëheqësit evropianë në listën e hakmarrjes së Khameneit

17:41 / July 12, 2026

Temperatura deri në 42°C dhe net tropikale, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës

17:00 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.