Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Protesta 41-ditore ka fituar mbështetje ndërkombëtare, së shpejti kallëzim i ri ndaj Ramës

14:08 / July 11, 20265 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 3 1024x547 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ka qenë sërish në qendër të vëmendjes së mediave evropiane dhe ndërkombëtare, duke iu referuar protestave të fundit qytetare.

Në komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se “kryengritja e fuqishme paqësore rinore dhe qytetare”, e cila vijon prej mbi 40 ditësh, ka marrë mbështetje të gjerë jashtë vendit.

Lideri demokrat sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ai po humbet gjithnjë e më shumë mbështetjen dhe po kritikohet ndërkombëtarisht për qeverisjen e tij.

“Edi Rama damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe Kushtetuta e vendit janë një letër e vdekur”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin, duke iu referuar një dokumenti që e quajti “Libri i Kuq i Edi Ramës”, për të cilin tha se përmban 750 faqe me akuza për 523 vepra kriminale.

Berisha pretendoi se vendi po trajtohet si “çiflig familjar” dhe akuzoi Ramën se ka vendosur interesat personale mbi institucionet, ligjin, pronën dhe mjedisin.

“Këtë javë përsëri Shqipëria ishte në krye të lajmeve në Evropë dhe në botë.
Kryengritja e fuqishme paqësore rinore qytetare, që kaloi 41 ditë me pjesëmarrjen më të madhe që nga vitet ’90 në historinë e vendit, ka fituar mbështetje dhe simpati të madhe ndërkombëtare.
Në këtë kuadër mund të them se kjo kryengritje po gjen mbështetje të gjerë në të gjithë spektrin politik evropian, por edhe qytetarët e vendeve të lira të Evropës.
Nga ana tjetër, Edi Rama damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe Kushtetuta e vendit janë një letër e vdekur.
Libri i Kuq i Edi Ramës është 750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale.
Është de facto trajtimi i Shqipërisë nga Edi Rama si çiflig familjar dhe dorëzim i këtij çifligu në duart e mafies shqiptare dhe botërore.
Kurrë ndonjëherë, një qeveritar nuk do mund të guxonte as të imagjinonte të vepronte në këtë mënyrë përveç këtij bastardi, që me mendësinë e bllokmenëve hoxhistë të cilëve u përket, beson dhe mendon se ai në Shqipëri është mbi Kushtetutën, mbi ligjet, mbi urbanistikën, mbi pronën, mbi mjedisin dhe ka synim më kryesor miliardat e tij.
Natyrisht ky është një aktakuzë që atë do ta ndjekë gjithë jetën dhe përfaqësuesit e protestës e kanë dorëzuar në prokurori akuzën e tyre, grupi parlamentar i PD do ta dorëzojë së shpejti po në prokurori një aktakuzë mbi të gjitha veprat penale të kësaj dosje
“, tha Berisha.

Ai komentoi dhe koncertin e Kanye West, ku u shpreh se Rama kreu “krim kushtetues” duke i dhënë para nga fondi i emergjencave.

“Të dashur miq, në Shqipëri skandali dhe superskandali zënë njëri-tjetrin.
Në mënyrë të papritur, antikushtetuese, absolutisht antikushtetuese, Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë, krijimi i të cilit bazohet në nene të qarta të Kushtetutës së Shqipërisë, dhe ky fond që i është besuar atij për ta përdorur për emergjence, urgjenca dhe raste tepër të veçantë, këtë fond Edi Rama e ndan me Kanye West, një këngëtar i mirënjohur, vetëm e vetëm për lobingje të tij.
Ky është një krim antikushtetues. Në asnjë rrethanë dhe asnjë rast, një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi apo paratë e rezervës së Këshillit të Ministrave.
Këtë e bën vetëm ai që nuk pyet për Kushtetutë. Vetëm ai që nuk ka asnjë interes të shtetit ligjor apo interes kombëtar. Ka vetëm interesa personale.
Me një grusht servilësh të inkriminuar ministra, të cilët nuk duhet të pranonin kurrë të bëheshin bashkëautorë në këtë krim, por të dashur qytetarë u rikujtoj se ky, po në një akt totalisht antikushtetues, antiligjor, në një krim të shëmtuar pagoi në maj të vitit 2025, 7 milionë euro organizatës private Giro D’Italia, për të zhvilluar garën në Shqipëri në mënyrë që të ndihmojë në zgjedhje Edi Ramën.
Me këtë dua të them se përsëri se ky është një padrino, një Ramaduro që nuk njeh ligj as Kushtetutë të këtij vendi përveç kontove bankare dhe interesave të tij
“, theksoi Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se Samiti i NATO-s, i cili u mbajt në Ankara, ishte një prej samiteve më të suksesshme në historinë e Aleancës, por rezervat i kishte për kundërshtarin e tij politik, Edi Ramën, i cili sipas tij, nuk e përfaqësoi në mënyrë të duhur Shqipërinë.

“Së fundi dua të them edhe dy fjalë. Samiti i Ankarasë i NATO-s, në vlerësimin tim, është një nga samitet më të suksesshme në historinë e aleancës. Dhe ishte një samit vërtet historik për arritjet transformuese për aleancën e Atlantikut të Veriut.
I vetmi vend që u përfaqësua aty në mënyrën më qesharake, më të padenjë, ishte Shqipëria sepse padrinoja i Shqipërisë, me ekzibicionizmin e tij të papërmbajtur, mendoi se në samitin më serioz të planetit mund të shkohet me atletet e basketbollistit.
Nuk kam asgjë për atletet, por ato janë për evente sportive, kurse në atë samit vetëm ai që nuk ka mend, vetëm ai që është torollak, vetëm ai që është i sëmurë dhe nuk kontrollon ekzibicionizmin e tij mund të bëjë këtë akt. Ai personalisht mori atë që meritonte, e damkosën si shakaxhi, si hokatar dhe servil mediat më të mëdha të botës
“, theksoi ai.

Berisha mbeshtetje nderkombetare proteste Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për koncertin e Kanye West: Nuk është shpenzim, por investim për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë

12:16 / July 11, 2026

“Mijëra llogari false sulmuan bizneset shqiptare”, Rama: Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve

22:22 / July 10, 2026

Vendimet e Këshillit të Ministrave, ekonomia malore, prokurimi publik dhe shpronësimet

16:16 / July 10, 2026

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.