Author: tirana

Seanca e së shtunës për masat e sigurisë ndaj tre të dyshuarave për “zhdukjen” e 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u shoqërua me përplasje të forta mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj. Mataj, e cila është gjithashtu anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës, u vu në qendër të akuzave të organit të akuzës, i cili pretendon se lëvizja e shumave monetare është kryer në shkelje të rregullave dhe pa shoqërimin e detyrueshëm nga siguria fizike. Sipas prokurorisë, gjatë muajve prill dhe maj janë kryer…

Read More

Mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut sollën në Korçë traditat muzikore të vendeve të tyre. Edicioni I dytë I festivalit ndërkombëtar të bandave synon të promovojë Korçën si një destinacion të rëndësishmë të turizmit kulturor. Banda e Forcave të Armatosura interpretoi në qytetin ku u hodhën themelet e orkestrës së parë të shtetit shqiptar. Orkestra e Kotorrit, një nga më të vjetrat në Ballkan e cila mori pjesë për herë të parë solli një repertor me marshime, muzikë klasike dhe kolona zanore filmash. “Këtë vit ne festojmë 184 vjetorin. Kjo është hera…

Read More

Operacioni u finalizua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe pas koordinimit me homologët në Spanjë. I arrestuari, me inicialet G. H., alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid. Sipas autoriteteve spanjolle, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. Njoftimi Finalizohet nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme…

Read More

Tetë subjekte tregtare ku shiteshin pajisje elektronike, si dhe veshje e aksesorë të markave luksoze, të dyshuara si mallra kontrabandë, janë konstatuar gjatë një operacioni të Policisë. Si rezultat i kontrolleve, u proceduan penalisht nëntë administratorë dhe përfaqësues të këtyre subjekteve, pasi dyshohet se nuk deklaronin të ardhurat nga aktiviteti i tyre. Operacioni i koduar “Illegal Trade” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërsa kontrollet u kryen në zbatim të një vendimi të Gjykatës. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 16 telefona celularë, 10 njësi kompjuterike, një laptop, si dhe 11…

Read More

Nga Ylli Manjani Përtej debateve që bëjmë ne me njëri-tjetrin, debate që nuk përtojmë t’i eksportojmë edhe në Europë, duket se vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është marrë tashmë. Ajo që po zhvillohet sot është më shumë procedura e domosdoshme për të mbërritur te vendimi formal. Si në ato rastet kur aplikon për një vend pune vetëm për të respektuar procedurën, ndërkohë që punën e ke marrë prej kohësh. Kjo nuk do të thotë se standardet nuk kanë rëndësi. Por do të thotë se vendimet e mëdha gjeopolitike nuk merren vetëm duke numëruar standarde. Po të ishte…

Read More

Ka nisur të shtohet në portin detar të Durrësit ardhja e emigrantëve dhe e turistëve të cilët zgjedhin tragetet për të ardhur në Shqipëri. Kjo edhe për shkak se një pjesë e madhe e tyre vijnë me bagazhe dhe me automjete për të udhëtuar në vende të ndryshme të vendit tonë. Ditën e sotme pritet që të zbresin thuajse 5 mijë udhëtarë dhe 1300 automjete.Ata vijnë nga porti i Barit dhe ai i Ankonës.Janë 4 tragete nga Bari me dopio korso dhe 1 nga Ankona. 3 tragete mbërrijnë paradite dhe 2 në mbrëmje. Ky është një numër më lartë se…

Read More

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas egjiptian, 34 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për organizimin dhe transportimin kundrejt pagesës të emigrantëve që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufijtë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Organizatori”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve. Sipas Policisë, 34-vjeçari u kap në flagrancë në autostradë, pranë Rinasit, teksa po transportonte drejt Shkodrës një shtetas egjiptian. Për të shmangur kontrollet policore, ai dyshohet se i transportonte emigrantët një e nga një.…

Read More

Atmosfera para finales së Kupës së Botës u ndez edhe jashtë konferencave zyrtare për shtyp. FIFA organizoi një aktivitet të veçantë në “Fan Fest”, ku morën pjesë trajnerët e Spanjës dhe Argjentinës, Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni, si edhe Rodrigo Hernández (Rodri) dhe portieri Emiliano “Dibu” Martínez. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori Lionel Messi. Kapiteni i Argjentinës u shfaq surprizë në aktivitetin e moderuar nga tre legjenda të sportit botëror: Novak Djokovic, Kevin Durant dhe Tom Brady. Gjatë bisedës, përveç analizës së finales së së dielës, Messi rezervoi fjalë të mëdha për talentin e Spanjës, Lamine…

Read More

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Burime pranë grupit hetimor thanë për Top Channel se një nga pistat që po verifikohet është edhe një lidhje e mundshme me dhunimin e oficerit Mihal Velço, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Sipas të dhënave të reja nga hetimi, dyshohet se autorët, të cilët ishin të maskuar dhe me skafandra, janë larguar nga vendngjarja drejt zonës së plazheve ku përfundon rruga “Mithat Hoxha”. Dyshohet se ata mund të jenë larguar më pas me skaf. Forcat e policisë kanë vijuar kontrollet gjatë gjithë…

Read More

Tymi i zjarreve masive në Kanada ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke prekur mbi 100 milionë banorë në 18 shtete dhe Uashington DC. Qytete si Chicago, Detroit, Milwaukee, Filadelfia dhe Uashingtoni po përballen me nivele të larta ndotjeje, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të përdorin maska mbrojtëse nëse dalin jashtë. Për shkak të tymit janë shtyrë ndeshje sportive, janë anuluar aktivitete në natyrë dhe janë mbyllur përkohësisht disa parqe argëtimi. Meteorologët parashikojnë se situata do të fillojë të përmirësohet gjatë fundjavës,…

Read More

Dokumente të reja të zbuluara nga brenda një prej organizatave më të fuqishme të lobimit bujqësor në Europë tregojnë se si ajo arriti të vononte, dobësonte dhe përfundimisht të rrëzonte disa nga reformat më të mëdha bujqësore në historinë e Bashkimit Europian, përfshirë planin për përgjysmimin e përdorimit të pesticideve. Copa Cogeca, e cila e përshkruan veten si zëri i 22 milionë fermerëve në të gjithë kontinentin, gëzon akses të jashtëzakonshëm te vendimmarrësit europianë dhe është cilësuar edhe si “partnere në hartimin e politikave”. Kur BE-ja prezantoi në vitin 2020 planet për reforma të thella në bujqësi, si pjesë e…

Read More

Dy persona janë vënë nën hetim pasi dyshohet se kanë kërcënuar gazetarin Osman Stafa, për shkak se ky i fundit filmoi nxjerrjen e inerteve në lumin Shkumbin nga një kompani. 33-vjeçari me iniciale R.T. dhe 31-vjeçari me inicialet A.B. po hetohen tashmë për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”, ndërsa gazetari Stafa pretendon në rrjetet sociale se të dy të rinjtë e kanë ndjekur me makinë, duke i prerë rrugën dhe kanë nisur ta kërcënojnë. E gjithë kjo skenë, dyshohet të ketë ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan. “Ndalimi që m’u bë në mes të rrugës i ngjan një akti mafioz”,- thekson Stafa.…

Read More