Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mazniku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në zgjedhjet vendore të vitit 2027, qytetarët shqiptarë pritet të votojnë sipas një harte të re administrativo-territoriale. Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, deklaroi se synimi është që reforma të miratohet në Parlament brenda tetorit të këtij viti, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen me ndarjen e re territoriale.

Në një intervistë për emisionin “Sot LIVE në Shqipëri” në Report Tv, Mazniku bëri të ditur se puna për draftin vijon mbi bazën e një analize të gjerë ekonomike, financiare, demografike dhe sociale. Sipas tij, ekspertët kanë paraqitur tashmë një raport të detajuar, i cili do të shërbejë si bazë për vendimmarrjen.

Një nga opsionet konkrete që po shqyrtohet është bashkimi i Bashkisë së Prrenjasit me atë të Librazhdit. Mazniku sqaroi se në vlerësim po merren parasysh jo vetëm treguesit ekonomikë dhe financiarë, por edhe distancat mes bashkive dhe lidhjet social-kulturore të komuniteteve.

Ai argumentoi se një pjesë e bashkive nuk arrijnë të ofrojnë shërbimet që parashikon ligji për shkak të popullsisë së vogël, mungesës së burimeve financiare dhe kapaciteteve njerëzore. Sipas tij, rreth 40% e bashkive në vend nuk ofrojnë as gjysmën e shërbimeve që duhet t’u garantohen qytetarëve.

“Prrenjasi është një nga rastet që po analizojmë për një bashkim të mundshëm me Librazhdin. Është një prej opsioneve që po shqyrtojmë”, u shpreh Mazniku.

Ai sqaroi se, përveç miratimit të hartës së re deri në tetor, do të nevojitet edhe një vit shtesë për të përfunduar paketën ligjore që lidhet me funksionet dhe kompetencat e bashkive, financat vendore dhe procesin e rajonalizimit. Sipas propozimit të Komisionit, kjo punë pritet të përfundojë deri në korrik të vitit 2027.

Duke folur për Tiranën, Mazniku theksoi se kryeqyteti kërkon një trajtim të veçantë, për shkak se përqendron rreth 25% të popullsisë së vendit dhe mbi 50% të aktivitetit ekonomik. Sipas tij, Tirana ka nevojë ose për një ligj të posaçëm, ose për një kapitull të veçantë në ligjin për pushtetin vendor.

Në fund, Mazniku akuzoi opozitën për vonesa në proces, duke deklaruar se Partia Demokratike mungoi për katër muaj në punimet e Komisionit. Megjithatë, ai siguroi se propozimet e ekspertëve të opozitës do të shqyrtohen, ndërsa theksoi se, me ose pa pjesëmarrjen e PD-së, numri i bashkive në vend do të reduktohet.

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale e përfundoi mandatin më 15 korrik. Në mbledhjen e fundit, Partia Demokratike braktisi punimet, ndërsa mazhoranca vijoi e vetme procesin për reformën e re, e cila pason ndarjen territoriale të vitit 2014.

bashki Mazniku territoriale Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Programi, jo për bizneset e mëdha. Task Force nga përfaqësuesit e qeverisë

15:33 / July 17, 2026

Rama: Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë, jo pasojë e parave të pista

14:29 / July 17, 2026

Vrasjet, Shqipëria në minimum historik/ Ministri i Brendshëm: Raporti i 6 mujorit të parë, ulet krimi

14:22 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.