Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Banesën e kishte kthyer në thertore, mbetjet i hidhte në Vjosë/ Pranga 62-vjeçarit në Përmet, AKU i bllokon aktivitetin

11:39 / July 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
permet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Përmet, pasi dyshohet se kishte përshtatur një ambient të banesës së tij në fshatin Qilarisht si thertore të paligjshme, ndërsa mbetjet e therjes i shkarkonte në lumin Vjosë, duke ndotur mjedisin.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) Gjirokastër, pas informacioneve se në këtë ambient ushtrohej aktivitet jashtë kushteve minimale higjieno-sanitare.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit me inicialet A. L., policia konstatoi një ambient të përshtatur si thertore për bagëti të imta, ku u gjetën dhjetëra kafshë në proces therjeje dhe të tjera të therura. Gjithashtu, u sekuestruan dhjetëra matrikuj bagëtish, të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas policisë, në ambient u zbulua edhe një tubacion përmes të cilit mbetjet e therjes derdheshin direkt në lumin Vjosë, duke shkaktuar ndotje të ujërave.

AKU bllokoi menjëherë ambientin ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm dhe ndëshkoi pronarin me një masë administrative prej 200 mijë lekësh të rinj.

Në përfundim të veprimeve hetimore, 62-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndotja e ujërave”.

Po ashtu, u proceduan penalisht dy veterinerë, shtetasit me inicialet L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, të dy banues në Përmet, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet dhe nuk kanë marrë masat ligjore për bagëtitë e 62-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

AKU permet thertore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.