Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 307
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë shifrat zyrtare të turizmit për 6-mujorin e parë të vitit 2026, duke lëshuar një alarm për një ngadalësim të qartë të ritmit të rritjes gjatë muajit qershor.

Sipas ministrit, kjo situatë vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i protestave dhe klimës së tensionit në vend, duke deklaruar se ashtu siç ishte paralajmëruar, ekonomia e turizmit po paguan situatën. Shqipëria mbetet në territor pozitiv sa u takon hyrjeve të shtetasve të huaj, por të dhënat e qershorit tregojnë një ngadalësim të qartë të ritmit.

Konkretisht, në qershor 2026, vendi regjistroi 1,346,279 vizitorë të huaj, krahasuar me 1,329,204 në qershor 2025, çka përfaqëson një rritje prej vetëm 17,075 vizitorësh, ose plus 1.28%.

Ky ritëm është -1,223% më pak krahasuar me rritjen e muajit maj 2026, ose 12.2 herë më e ulët si rritje, dhe -638% më pak krahasuar me trendin e rritjes në 5-mujorin janar-maj 2026, ose 12.2 herë më e ulët si rritje.

Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në total u regjistruan 5,059,069 vizitorë të huaj, krahasuar me 4,761,648 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, me një rritje totale prej 297,421 vizitorësh, ose plus 6.25%. Megjithatë, deri në muajin maj rritja ishte plus 8.2%, dhe me përfshirjen e të dhënave të qershorit, ritmi i rritjes zbret në plus 6.25%, çka nënkupton një ngadalësim prej rreth -24% të dinamikës së rritjes.

Ky sinjal bëhet edhe më i qartë kur analizohen tregjet kryesore, ku në qershor 2026, krahasuar me qershorin 2025, u regjistrua rënie e ndjeshme e numrit të vizitorëve nga Kosova me 51,190 vizitorë më pak, Maqedonia me 15,223 vizitorë më pak, Gjermania me 13,165 vizitorë më pak, Turqia me 11,062 vizitorë më pak, si dhe Mali i Zi me 6,212 vizitorë më pak.

 Vetëm këto pesë tregje, të marra së bashku, sollën 96,852 vizitorë më pak, ose -13.00% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Ministri Gonxhja sqaron se në një sektor si turizmi, perceptimi i sigurisë, normalitetit dhe stabilitetit është vendimtar, ndërsa klima e krijuar nga protestat, tensioni publik dhe imazhi negativ i përcjellë në tregjet e huaja kanë rritur pasigurinë dhe kanë ndikuar direkt në vendimmarrjen e vizitorëve, grupeve turistike dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Gjithashtu, sinjalizimet e fundit nga operatorët turistikë, hotelierët dhe agjencitë e udhëtimit konfirmojnë shqetësimet për ngadalësimin e rezervimeve, anulimet dhe hezitimin nga tregjet e huaja. Në mbyllje të deklaratës së tij, ministri thekson se turizmi nuk është thjesht një statistikë, por është ekonomi reale, vende pune, të ardhura për familjet dhe imazh kombëtar, ndaj është bërë thelbësore për të gjithë që të mbrohet industria turistike nga çdo axhendë destabilizuese e konfliktuale.

747191174 1650836187041919 5507545601346514216 n
747122336 1650836070375264 5529869991716490387 n
749286191 1650836197041918 8363345644143121720 n
748639877 1650836140375257 3024269750282360190 n
748287443 1650836120375259 7105136656228520688 n
749286123 1650836080375263 6755699102712366888 n

Ekonomia gonxhe renie Turizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.