Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a7c9416b bc78 44db af42 bc4a570b0e98 w1023 r1 s sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ka sulmuar Iranin për të nëntën natë radhazi, me synimin për t’i dobësuar aftësitë e Teheranit për të goditur anijet në Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet u kryen në nderim të amerikanëve të vrarë gjatë operacioneve të ditëve të fundit.

“Edhe sonte i goditëm shumë rëndë dhe këtë e bëmë në nderim të – me gjasë – tre patriotëve të mëdhenj”, u tha Trump gazetarëve.

Ai tha se i vjen shumë keq për ushtarët amerikanë që humbën jetën, duke shtuar se ata ranë duke luftuar që “Irani të mos ketë armë bërthamore”.

Ai i bëri këto komente gjatë kthimit në Uashington, pasi ndoqi finalen e Kupës së Botës në Nju Xhersi.

Shpërthimet në një vendndodhje të panjohur në Iran shihen në një fotografi të publikuar nga Komanda Qendrore e SHBA-së nga vala e fundit e sulmeve.

SHBA e Irani i vazhdojnë sulmet, por Shtëpia e Bardhë këmbëngul se diplomacia është ende e mundur
CENTCOM njoftoi, ndërkohë, se forcat amerikane “nisën një valë të re sulmesh ndaj Iranit për të nëntën natë radhazi”.

Sipas komandës amerikane, sulmet synojnë të dobësojnë kapacitetet ushtarake të Iranit që përdoren për të sulmuar anije tregtare dhe marinarë civilë, që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

CENTCOM raportoi më herët për viktimat e para në radhët e forcave amerikane që nga përshkallëzimi i luftës me Iranin në mujain mars.

Sipas njoftimit, dy ushtarë amerikanë u vranë më 17 korrik, ndërsa i treti u raportua i zhdukur gjatë mbrojtjes kundër një sulmi iranian me raketa dhe dronë, në një lokacion të pazbuluar në Jordani.

Më vonë, ushtria amerikane tha se në vendngjarje u gjetën mbetje mortore të paidentifikuara, duke rritur gjasat që edhe ushtari i tretë të ketë humbur jetën.

Më 19 korrik, CENTCOM tha se një tjetër ushtar amerikan është vrarë në Irak si pasojë e shpërthimit të municionit nga një dron i rrëzuar iranian.

Një ushtar tjetër u plagos lehtë dhe vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Irani, në anën tjetër, vazhdoi sulmet e tij, duke goditur disa prej aleatëve arabë të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore amerikane.

Ushtria izraelite i tha agjencisë AFP se forcat izraelite dhe ato jordaneze kapën një raketë iraniane, e cila kishte në shënjestër qytetin jordanez të Akabës.

Ushtria e Jordanisë tha se ka rrëzuar “tri raketa iraniane që synonin territorin e mbretërisë”, por nuk tregoi se cilat zona ishin shënjestruar.

Kuvajti, po ashtu, njoftoi se Irani ka goditur një central për prodhimin e energjisë dhe furnizimin me ujë, duke shkaktuar zjarr.

Ky ishte sulmi i tretë brenda tri ditësh ndaj një objekti të tillë në Kuvajt. Autoritetet thanë një ditë më parë se ishte goditur edhe një objekt i naftës.

iran SHBA sulm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.